LAJMI I FUNDIT:

Situatë ‘lufte’ në Lushnje, zjarri në qendrën tregtare ngre në këmbë qytetin

Situatë ‘lufte’ në Lushnje, zjarri në qendrën tregtare ngre në këmbë qytetin

Për banorët e qytetarët e shumtë që ndodheshin në këtë godinë 12 katëshe në Lushnje, kjo drekë Krishtlindjesh u kthye padyshim në makth, që vijon tashmë prej 3 orësh.

Pamjet që vijnë nga ky qytet ngjajnë me ato të një situate lufte.


Banorë që evakuohen nga dritaret e ballkonet e shtëpive të tyre, zjarrfikës që lenë përgjysmë operacionin për shkak të asfiksisë, ndërsa qytetarë të shumtë shohin nga poshtë godinën 12 katëshe të mbuluar e tëra nga tymi, në ankth për të dashurit e tyre që ndodhen të bllokuar brenda.

Pamje dramatike pasi zjarri përfshiu qendrën tregtare në Shqipëri, qytetarët zbresin duke u varur nga jashtë godinës
Lexo po ashtu Pamje dramatike pasi zjarri përfshiu qendrën tregtare në Shqipëri, qytetarët zbresin duke u varur nga jashtë godinës

Një zjarr i raportuar fillimisht rreth orës 14:30 minuta të kësaj të hëne, u përhap thuajse në të gjithë godinën, duke bllokuar brenda me qindra persona.

Në katet e para ndodhet një qendër tregtare, ndërsa katet lart, dy godinat që ndodhen përballë njëra-tjetrës, janë të banuara.

Zjarri që dyshohet se nisi në katin 3 ose 4 të njërës prej godinave, ku ndodhet një restorant bëri që tymi të mbulonte të gjithë godinën. Paniku dhe mungesa e shkallëve të emergjencës e bënë situatën edhe më të vështirë. Shumë banorë mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre, në pamundësi për të dalë jashtë.

Të papërgatitur për një situatë të tillë, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Lushnjes, shkuan kolegë të tyre nga qytetet përreth, por edhe nga Tirana. Po ashtu në vendngjarje janë ambulanca të shumta, shërbime të policisë, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale RENEA.

Teksa banorët e njërës prej godinave raportohet të jenë evakuuar të gjithë, operacionet vijojnë për t’u siguruar se në godinën tjetër, nuk ka njerëz të bllokuar brenda.

Rreth orës 17:00 një helikopter tentoi të ndërhynte, por pa sukses. Pas shumë përpjekjesh, forcat RENEA mundën të futen nga hyrja qendrore. Të pajisur me mjete të nevojshme për të shpërthyer dyert e blinduara, në përpjekje për t’i hapur për të shpëtuar çdo person që mund të ketë mbetur i bllokuar./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori