LAJMI I FUNDIT:

Situatë e rënduar në Gaza, nuk mungojnë as sulmet ajrore me raketa – raportohet për disa të vdekur, përfshirë edhe fëmijë

Situatë e rënduar në Gaza, nuk mungojnë as sulmet ajrore me raketa – raportohet për disa të vdekur, përfshirë edhe fëmijë

Izraeli ka filluar sulme ajrore kundër caqeve të militantëve në Rripin e Gazës, pasi disa raketa qëlluan drejt Jerusalemit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijë, kishin vdekur nga sulmet.


Ndërkohë, në Jerusalem, zjarri me raketa bëri që parlamenti i Izraelit të evakuohej ndërsa dëgjoheshin sirenat.

Tensionet midis Izraelit dhe Palestinezëve u rritën në ditët e fundit.

Udhëheqësit e Hamasit të Gazës kishin kërcënuar se do të godisnin pasi qindra palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite në Jerusalem të hënën.

Ndërkohë Izraeli tha se kishte vrarë të paktën tre militantë të Hamasit.

“Ne kemi filluar, dhe e përsëris filluar, për të sulmuar objektivat ushtarake në Gaza”, u ka thënë gazetarëve, zëdhënësi ushtarak izraelit Jonathan Conricus.

Ndërsa burime të Hamasit kanë thënë për BBC se një komandant i Brigadave Izzedine al-Qassam, Mohammed Abdullah Fayyad, ishte vrarë.

E kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Hamasi kishte “kaluar një vijë të kuqe” dhe se Izraeli do të përgjigjej “me forcë të madhe”.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, tha që Hamasit i duhej të përfundonte sulmet me raketa “menjëherë”, duke shtuar: “Të gjitha palët duhet të de-përshkallëzohen”.

Ndryshe, ditët e fundit kanë parë dhunën më të rëndë në Jerusalem për vite me radhë, me më shumë se 300 palestinezë të plagosur në konfrontime me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën. /Telegrafi/