LAJMI I FUNDIT:

Situatë e qetë në Mitrovicë, zyrtarët kërkojnë nga qytetarët që të mos dalin te ura 

Situatë e qetë në Mitrovicë, zyrtarët kërkojnë nga qytetarët që të mos dalin te ura 

Nehat Thaqi, drejtor i rajonit për jugun e Mitrovicës ka thënë se situata është e qetë dhe çfarëdo që të ndodhë policia është në gjendje ta mbajë këtë situatë nën kontroll.

Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar te qytetarët të jenë të qetë, që të mos dalin tek ura dhe të tubohen.


Bahtiri tha se ia besojnë situatën Policisë së Kosovës, e cila është duke kryer punën e vet në mënyrë shumë profesionale, raporton KP.

Në veri të Mitrovicës ka qindra serbë të tubuar, ndërsa alarmi vazhdon pandërprerë të dëgjohet. Më herët janë dëgjuar të shtëna armësh.