Situatë e pakëndshme në konkursin e Miss Universe: Bukuroshja ukrainase ‘iku’ larg përfaqësueses së Rusisë

Një video është postuar në rrjetet sociale që tregon një moment të sikletshëm mes përfaqësueses ukrainase dhe asaj ruse në konkursin Miss Universe të mbajtur javën e kaluar në New Orleans.
Pasi përfaqësuesja e Ukrainës kishte folur për marrëdhënien e saj me përfaqësuesen ruse në Miss Universe, është publikuar një video e një momenti të vështirë mes tyre.
Në video shihet arritja e modeles ruse, Anna Linnikova, teksa tashmë pozojnë përfaqësueset e vendeve të tjera. Rusja ndaloi një vend larg ukrainases.
@missu_co Curiosidad: Al llegar la chica de Rusia 🇷🇺, la chica de Ucrania 🇺🇦 hace cambiar a Colombia 🇨🇴 de su puesto. 🤔
Viktoria Apanasenko që përfaqësonte Ukrainën më pas i kërkoi Miss Kolumbisë të ndërronte vendet, në mënyrë që ajo të ishte sa më larg ruses.
Pas konkursit, ajo i tha kanalit televiziv ukrainas TSN News se përpjekjet për ta skualifikuar përfaqësuesen e Rusisë kishin dështuar. Apanasenko komentoi gjithashtu përpjekjet e garueses ruse për të bërë fotografi pranë saj në konkurs.
“Atë e kishte ngarkuar komiteti i saj organizativ që të bënte një selfie me mua. Dhe kjo nuk është hera e parë që e provon. Unë kam vetëm një pyetje për të dhe deri më tani nuk kam marrë përgjigje - a e mbështet ajo politikën e presidentit të saj që filloi luftën në Ukrainë apo jo. Disa herë ata ofruan të bënin një ‘video miqësore’", kishte thënë më herët bukuroshja ukrainase. /Telegrafi/






























































