LAJMI I FUNDIT:

Situata nga vërshimet në Mitrovicë, pamje nga përpjekjet e KRU Prishtinës për zhbllokimin e rrugëve

Situata nga vërshimet në Mitrovicë, pamje nga përpjekjet e KRU Prishtinës për zhbllokimin e rrugëve

Pas gjendjes së rënduar nga vërshimet e reshjeve të shiut në qytetin e Mitrovicës, KRU “Prishtina” u ka shkuar në ndihmë qytetarëve për tri ditë radhazi me makinerinë nga kjo kompani.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, drejtori teknik i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa.

“Makineria e KRU Prishtina, në ndihmë qytetit të Mitrovicës tani dita e tretë! Lutemi për qytetin dhe qytetarët pa dallim”, ka shkruar Xhafa.

Ndërkaq, kjo makineri shërben për zhbllokimin e rrugëve, aty ku ka rënë dheu si dhe pos zhbllokimit të rrugëve me anë të kësaj makinerie ata iu vijnë në ndihmë edhe banorëve të ngujuar në shtëpitë e tyre nga vërshimet.

Ndërkaq, kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza në një prononcim për Telegrafin ka treguar se është një numër i konsiderueshëm i familjeve që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, por siç tha ai si komunë kanë arritur që të ju vijnë në ndihmë këtyre familjeve.

Shumë familje në Mitrovicë kanë mbetur pa kulm mbi kokë, kërkohet ndihmë edhe nga niveli qendror
Lexo po ashtu Shumë familje në Mitrovicë kanë mbetur pa kulm mbi kokë, kërkohet ndihmë edhe nga niveli qendror

Ai tha se kanë arritur jo vetëm që t’i sistemojnë këto familje, por edhe ju kanë ofruar të gjitha ndihmat e nevojshme dhe t’i përkrahin ata.

Ndryshe, janë bërë dy ditë që disa komuna të Kosovës kanë pësuar dëme të mëdha materiale nga vërshimet, si dhe disa familje nuk kanë kulm mbi kokë kjo pasi objektet e tyre të banimit janë përfshirë nga uji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori