LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Sadiku: Qytetarët e të gjitha komuniteteve po tregojnë nivel të lartë, duke ruajtur qetësinë

Situata në veri, Sadiku: Qytetarët e të gjitha komuniteteve po tregojnë nivel të lartë, duke ruajtur qetësinë

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku, duke folur për zhvillimet e fundit dhe gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave ilegale serbe, ka thënë se qytetarët e veriut të Kosovës janë duke treguar nivel të lartë qytetarie, duke e ruajtur qetësinë, me shpresë që do të arrihet një marrëveshje në Bruksel.  

Në një intervistë për Telegrafin, Sadiku potencoi se është i bindur se në Bruksel do të arrihet një marrëveshje mes palëve për çështjen e targave.


Sadiku theksoi se Mitrovica është mësuar që të përballet me skena të llahtarshme, me protesta të dhunshme e me sirena e alarme.

Ai tha se ka ardhur koha që edhe qytetarët e Mitrovicës të jetojnë si çdo qytetar tjetër në vend.

“Në kuptimin e plotë të fjalës, qytetarët e të gjitha komuniteteve janë duke e kaluar testin. Qytetarët janë mbi nivelin e politikanëve, mbi nivelin e gjyqtarëve dhe policëve, pasi janë duke e ruajtur qetësinë, dhe shpresoj që kjo do të tejkalohet pa problem. Në fund të ditës po shihet që do të arrihet një marrëveshje, jo vetëm për targat, por një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në 5 km katror ky qytet është mësuar me skena të llahtarshme, me protesta të dhunshme, me sirena e alarme dhe shpresoj që ka ardhur koha që të jetojmë si çdo qytetar. Jemi duke iu afruar realitetit”, ka thënë Sadiku.

Tutje ai u shpreh se problemi i qytetarëve janë vërshimet, me të cilat po përballen ditëve të fundit.

“Problemi real i qytetarëve janë vërshime nga pasojat e reshjeve të shiut. Shpresojmë që dhe ne ta kryejmë pjesën tonë të punës, të merremi me probleme të përditshme të qytetarëve. Është shenjë e mirë që janë kthyer zjarrfikësit, pasi me ligji e kishin të ndaluar që të japin dorëheqje. Ne jemi mësuar që zjarrfikësit t’i kemi vetëm te zjarret, por në këtë moment, në këto vërshime e shohim sa fisnik është profesioni i tyre. Po ashtu edhe qendra për punë sociale është duke dhënë shërbime, pra nuk janë të dëmtuar personat që jetojnë me ndihmë sociale. Edhe Komuna me kapacitete të limituara po punon”, tha zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës.

Ai tha se edhe komuniteti serb që jeton në këtë pjesë të Kosovës është në pritje të arritjes së një marrëveshje mes dy shteteve.

“Edhe komuniteti serb në veri është në pritje që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Edhe atyre ju duhet një normalitet. Shpresoj që edhe këtë test të demokracisë do ta kalojë komuniteti serb”, tha Sadiku.

Sipas tij, ka indikacione që në zgjedhjet që do të zhvillohen në komunat veriore,  do të garojnë edhe subjektet e tjera politike.

Ndryshe, diskutimet e gjata të hënën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk sollën një ujdi se si të procedohet tutje me çështjen e targave ilegale serbe.

Kosova nuk pranoi propozimin e BE-së që të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM,PR.. ndërsa pala tjetër nuk pranoi propozimin e Kosovës që të pezullojë fazat e mëtejme që kanë të bëjë me targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës, e po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

Ndërsa, mëngjesin e hershëm të së martës, kryeministri Albin Kurti shtyu vendimin për targat për 48 orë.

Ndërkaq, të mërkurën (sot) në Bruksel mbahet takimi i kryenegociatorëve në dialog. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga Serbia do të bëjnë përpjekje për të gjetur në zgjidhje për targat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori