LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Qalaj: Vuçiqit i konvenon që ta mbajë veriun me incidente, ndoshta dhe me vdekje

Situata në veri, Qalaj: Vuçiqit i konvenon që ta mbajë veriun me incidente, ndoshta dhe me vdekje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Rashit Qalaj gjatë intervistës në emisionin “Përballje” ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe Listës serbe i konvenon që ta ketë veriun e Kosovës të trazuar “me incidente, ndoshta dhe me vdekje”.

Qalaj u shpreh se presidenti Vuçiq është i vetëdijshëm për gabimet që ka bërë, dhe tash siç tha ai është në një represion nga vetë qytetarët serbë.


“Presidenti i Serbisë dhe sidomos Lista Serbe i duhet një veprim i tillë për shkak se ata tash janë të vetëdijshëm për gabimet që i kanë bërë dhe gabimi kryesor sipas meje është që ata i kanë nxitur largimin e punëtorëve të komunitetit serbë nga institucionet e Kosovës. Jam thellë i bindur që ata janë në një represion të madh nga vetë ata banorë e qytetarë që kanë mbetur pa paga”, u shpreh Qalaj nga PDK.

Rashit Qalaj nga PDK /Foto: Ridvan Slivova/

Ai po ashtu u shpreh se Vuciqit i konvenon kjo situatë që ta ketë veriun e Kosovës të trazuar, me incidente ndoshta dhe me vdekje.

Situata e sigurisë në veri, Qalaj: Që nga shtatori i vitit të kaluar është mjaft e tensionuar
Lexo po ashtu Situata e sigurisë në veri, Qalaj: Që nga shtatori i vitit të kaluar është mjaft e tensionuar

“Ndoshta do t’i kishte ndihmuar shumë dhe për shkak të gjendjes që ka atje… Ai në disa intervista ka thënë që është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse populli i Serbisë vendos. Ju po e shihni që ka zhvillime dhe nga pjesa e opozitës në Serbi, meqenëse nuk ka ndodh moti që të mblidhen një numër kaq i madh i njerëzve atje, në Beograd”, potencoi Qalaj.

Gjatë intervistës ai tha se në anën tjetër Kosova është duke u përballur me shumë probleme dhe siç tha ai situata në veri i konvenon dhe Qeverisë së Kosovës.

Rashit Qalaj nga PDK gjatë intervistës për emisionin “Përballje”, me Muhamet Hajrullahu, foto: Ridvan Slivova

“Në anën tjetër Kosova i ka 100 mijë probleme. Situata në veri i konvenon dhe Qeverisë së Kosovës, që të tërheq vëmendje nga problemet reale që është duke u përballë me qytetarët e Kosovës. Nga aspekti ekonomik e kemi gjendjen shumë të keqe. E kemi gjendjen e migrimit që na ka prek secilin në familje. Të rinjtë kosovarë, meshkuj dhe femra, të punësuar dhe jo të punësuar po ikin nga ky vend jo vetëm për shkaqe ekonomike por edhe për shkak të një klime që është krijuar“, theksoi Qalaj.

Mirëpo sa i përket zhvillimeve të fundit në veri Qalaj potencoi: “Nga ana tjetër tërë këto zhvillime që kanë ndodhur në veri në këto dy vite të fundit i kanë shkuar në favor Serbisë. Qeveria e Kosovës ka bërë gabime strategjike sa i përket vendimeve të ligjshme që i ka marrë, por që sipas meje implementimi ka qenë shumë gabim dhe ka ardhur deri te kjo situatë që Qeveria e Kosovës të bie në grackë”.

Rashit Qalaj nga PDK, /Foto: Ridvan Slivova/

I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, Qalaj deklaroi: “Ndërkombëtarët tentojnë që të shpikin njëfarë roli teknik, e kjo është e gabuar. Edhe ambasadori amerikan dhe të gjithë ata që janë të përkushtuar për mbarëvajtje dhe ecjen përpara të dialogut mendoj që bëjnë shumë, sidomos në Serbi që ajo të implementojë marrëveshjen e arritur. Ju e dini që PDK ka pasur shumë rezerva në lidhje me këtë marrëveshje, meqenëse është e pamjaftueshme. Me këtë marrëveshje realisht nuk është që ka fituar Kosova, por e kemi një avancim siç ka qenë liberalizimi i vizave, i cili për mua ishte turpi i BE-së, duke e ditur që Kosova i ka përmbush ato kritere qysh në vitin 2015…”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori