LAJMI I FUNDIT:

​Situata e zjarreve në Shqipëri, zonë problematike mbetet Maja e Rrunës

​Situata e zjarreve në Shqipëri, zonë problematike mbetet Maja e Rrunës

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në 7 qarqe të Shqipërisë, në disa prej të cilave po haset vështirësi në shuarjen e flakëve.

Situata problematike paraqitet në Majën e Rrunës në Kukës, ku po vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv me 30 forca ushtarake dhe 10 forca zjarrfikëse.


Ndërkohë ditën e sotme janë shtuar dy vatra të tjera. Njëra është në fshatin Mollaj në Mallakastër, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pisha. Ndërsa një tjetër vatër është në fshatin Mengaj, Kavajë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Kavajë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit.

Ndërsa në vatrat e tjera, situata paraqitet e qetë dhe po vijon puna për shuarjen e flakëve.

Qarku Kukës

Zjarri në Majë e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv, i cili vijon të mbetet problematik. Në vendngjarje kanë punuar 30 forca ushtarake, 10 forca zjarrfikëse.

Qarku Shkodër

Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka qenë aktiv, por vatra ishte e qetë dhe pa rrezik për përhapje.

Në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, vijon puna për shuarjen e vatrës aktive, ndërsa në Armiraj, njësia administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë- Arrëz vijon të jetë aktiv.

Qarku Vlorë

Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë vijon të jetë aktiv. Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar.

Qarku Lezhë

Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv. Deri tani është djegur rreth 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi.

Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv.

Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, ka vijuar gjatë gjithë ditës puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre të dendura dhe pyll.

Qarku Dibër

Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat pas një pune të kryer nga helikopteri dhe nga forcat në terren është drejt shuarjes. Nuk ka rrezik për zonën e banuar. MZSH Dibër së bashku me 6 forca nga shërbimi pyjor po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Qarku Fier

Më datë 23.08.2021, ora 15:00, në fshatin Mollaj, Njësia Administrative Hekal, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Mallakastër ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Nga informacioni paraprak zjarri është nën kontroll.

Qarku Tiranë

Më datë 23.08.2021, ora 12:05, në fshatin Mengaj, Njësia Administrative Helmës, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Kavajë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori