LAJMI I FUNDIT:

Situata e zjarreve në Shqipëri, mbetet problematike vatra e zjarrit në Karaburun

Situata e zjarreve në Shqipëri, mbetet problematike vatra e zjarrit në Karaburun

Situata më problematike me zjarret në Shqipëri vazhdon të jetë në Karaburun.

Edhe sot prej orëve të para të mëngjesit janë nisur punonjës së AZDM por dhe ushtarë për monitoruar situatën në këtë zonë, pasi vatra e zjarrit edhe pse nuk është shumë aktive rreziku mbetet evident, sepse zjarri është në pjesën e pishave në afërsi të Llogorasë.

Ndryshe, nga dje sot moti është më i normalizuar por ajo që pengon shikimin është mjegulla e dendur në majë të malit.


Ndërkohë në fshatin Dukat i ri është aktive dhe një vatër e vogël zjarri, e cila nuk përbën rrezik.

Ndërsa, pasojat e zjarrit që ra dje në fshatin Gjorm bashkia e Selenices ka bërë bilancin e dëmeve, ku janë djegur 1200 rrënje ullinj, tre banesa në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë të pabanuara dhe nuk po gjenden 60 kokë bagëti të cilat dyshohet se janë larguar nga flakët e zjarrit.

Bashkia e Selenicës ka ngritur grupe kontrolli për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarri i djeshëm.

Ndërkohë, mësohet se zjarrfikësit, që prej dy muajsh luftojnë me flakët nuk kanë marrë pagat e gatishmërisë nga bashkia e Vlorës duke shkaktuar pakënaqësi nga zjarrfikësit. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Uroi pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “at themeltar”, Grenell ofendohet nga serbët në rrjetin social

Uroi pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “at themeltar”, Grenell ofendohet nga serbët në rrjetin social "X"

Lajme
Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Lajme
“U hap kutia e Pandorës

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Aksident i rëndë në Klinë: Nëntë të lënduar, mes tyre dy fëmijë

Aksident i rëndë në Klinë: Nëntë të lënduar, mes tyre dy fëmijë

Kronika e Zezë
“Në letër shkruante ‘a t’i tregoj babit’

“Në letër shkruante ‘a t’i tregoj babit’": Flasin prindërit e 16 vjeçares që u vetëvra në Gjirokastër

Lajme
Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës

Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës

Lajme
Kalo në kategori