LAJMI I FUNDIT:

Situata në PD, kërkohet zgjedhja e një kryetari të ri brenda 15 korrikut

Situata në PD, kërkohet zgjedhja e një kryetari të ri brenda 15 korrikut

Debati për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë ka shërbyer si një shkak për të thelluar edhe më tej përçarjen brenda kësaj force politike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se lideri i ri duhet të zgjidhet pas riorganizimit në bazë, mirëpo Kolegji i Kryetarëve të partisë është kategorikisht kundër.


Me anë të një deklarate të firmosur unanimisht nga anëtarët e saj të rënë dakord pas mbledhjes së zhvilluar pasditen e të hënës, ato bëjnë me dije se nuk duhet humbur asnjë ditë kohë më shumë, duke kërkuar që procesi për kryetarin e ri të partisë duhet të përfundojë brenda datës 15 korrik. Në të kundërtën, theksohet në deklaratë, çdo kohë që kalon, i shërben kundërshtarit.

“Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme. Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit. Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023″, thuhet në deklaratë.

“Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, atëherë kjo i shërben vetëm projektit te kundërshtarëve tanë politikë. Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ata flasin për përpjekje për të asimiluar Partinë Demokratike, gjë e cila sipas tyre u ndal nga puna e bërë nga seksionet, grupseksionet, kryetarët e degëve, e ndërsa vlen të theksohet se në këtë proces për kryetarin e ri përjashtojnë kategorikisht Sali Berishën.

Kjo vihet re qartë nga deklarata e bërë ku theksohet se PD-ja duhet të vazhdojë të jetë një parti aleate e SHBA dhe Britanisë së Madhe, 2 shtete që e kanë shpallur ish liderin historik të kësaj partie “Non Grata”. Ndërkohë, në asnjë rresht të saj, nuk flitet nëse do duhet të lejohet rikandidimi i Lulzim Bashës, ish kryetari i PD-së i cili numëron 5 humbje radhazi në zgjedhje.

“Drejtuesit e Partisë Demokratike nga seksionet, grupseksionet, kryetarët e degëve kanë punuar me vetmohim për të mos lejuar asimilimin Partisë Demokratike apo asgjësimin e saj. Ne jemi të vendosur që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë një parti aleate e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE, të shndërrohet në një alternativë dhe shpresë për shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025”, përfundon deklarata.

Ky reagim vjen pasi Bardhi sot deklaroi se PD nuk duhet të futet menjëherë në zgjedhjet për kryetar të saj. Ato dolën me 3 hapa që do duhet të ndiqnin pas “14 majit”, që nis së pari me hapjen e partisë, së dyti me zgjedhjet në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege dhe në fund zgjedhjen e kryetarit të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori