LAJMI I FUNDIT:

Sistem i përkryer për të rritur sigurinë e udhëtarëve të veturës (Video)

Sistem i përkryer për të rritur sigurinë e udhëtarëve të veturës (Video)

ZF ka demonstruar sistemin, që aktivizohet në pjesën e jashtme dhe rritë sigurinë e udhëtarëve të veturës, në rast të ndonjë aksidenti

Makinat e mëparshme, e kanë pasur vetëm një airbag në timon, apo iu ka munguar edhe kjo, ndërsa kjo kohë ka kaluar përgjithmonë, transmeton Telegrafi. Në veturat modern, vendosen air bag në pothuajse çdo anë, duke lënë të mendoshet se më nuk ka çfarë të bëhet në këtë aspekt.


Kompania gjermane ZF, që merret me furnizimin e prodhuesve me pjesë veturash, ka krijuar edhe airbag të jashtëm, që aktivizohen para se të ndodh ndonjë përplasje. Brenda 150 milisekondave, apo sa hap e mbyllë sytë, hapet air bagu i vendosur në pjesën anësore dhe amortizon goditjen.

“Përplasjet në pjesën anësore, janë më të rrezikshmet dhe airbagët e jashtëm, janë të vetmit që mund të minimizojnë përplasjn” është thënë në raportin e kompanisë.

Deri më tani, ZF i ka testuar me sukses, ndërsa ka shpërndarë pamjet e simulimit se si funksionon ky sistem, që do duhej të instalohej edhe në vetura tjera. /Telegrafi/