LAJMI I FUNDIT:

Sislej Xhafa, me performancë në Kuvendin e Kosovës (Video)

Sislej Xhafa, me performancë në Kuvendin e Kosovës (Video)

Sot, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një performancë artistike e artistit të njohur, Sislej Xhafa, në kuadër të ekspozitës së parë historike të tij në Kosovë, i ftuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Vepra “Again and Again” është krijuar në vitin 2000, me qëllim të theksimit të kompleksitetit, unitetit dhe diversitetit të shoqërisë bashkëkohore.


Kjo vepër për herë të parë u performua në Antverpen të Belgjikës në vitin 2000, ndërsa për herë të fundit u performua në muzeun MAXXI në Romë, me rastin e ekspozitës individuale ”Benvenuto“ të Sislej Xhafës atje.

Përveç artdashësve, performanca është përcjellë edhe nga ambasadori amerikan Greg Delawie, ai gjerman dhe të tjerë.

Xhafa me këtë rast nuk është paraqitur para mediave. Paraditen e sotme, në qytetin e tij të lindjes, në Pejë, ishte për veprën “E humbur dhe e gjetur”, e cila hap siparin e ekspozitës së tij të parë personale të organizuar në Kosovë. /KP/