LAJMI I FUNDIT:

Sipas të dhënave që kanë rrjedhur, Golf R ka më shumë kuaj fuqi se GTI

Sipas të dhënave që kanë rrjedhur, Golf R ka më shumë kuaj fuqi se GTI

Nëse këto të dhëna do ishin të vërteta, atëherë kjo makinë do ishte edhe më e dëshirueshme

Kohëve të fundit, nga Volkswagen ka pasur shumë rrjedhje informatash, derisa sipas rrjedhje së një imazhi të ri, mësohet se se sa kuaj fuqi do të ketë Golf R dhe GTI, afro tre muaj para se të prezantohet zyrtarisht, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ishte planifikuar të shfaqej në tërësi në Geneva Motor Show, ka rrjedhur një imazh që tregon kapacitetin e GTI, GTI TCR, GTD, GTE dhe R në kilovat.

Konvertimi i këtyre të dhënave në kuaj fuqi, tregon se Golf GTI do t’i ketë 241 kuaj fuqi, njëjtë sikur GTE, nga motori me 2.0 litra që deri më tani prodhonte 228 kuaj fuqi. Derisa versioni GTI TCR do të prodhojë 296 kuaj fuqi.

Vetëm 197 kuaj fuqi do të prodhojë motori me naftë i GTD, që është shumë më i ngadaltë se të tjerët.

Ashtu siç edhe pritej, Golf R është më i fuqishmi nga ky model, pasi do të prodhojë 328 kuaj fuqi dhe pritet të jetë edhe më i shpejti prej tyre. /Telegrafi/