Marrja e luleve për ditën e Shën Valentinit është një nga dhuratat që gratë preferojnë më shumë, zbuloi një studim, dhe tani ne e dimë arsyen që qëndron pas kësaj.

Sipas një studimi, marrja e luleve jo vetëm që i bën njerëzit të lumtur, por gjithashtu ul stresin dhe depresionin transmeton Telegrafi.

Bright Side na ndihmoi t’I listojmë disa nga arsyet pse lulet janë kaq të preferuara:

Lulet i bëjnë njerëzit të buzëqeshin, më shumë se gjithçka

Për të mësuar rreth efekteve që lulet kanë te njerëzit, 2 profesorë filluan studimet e tyre në Rutgers. Në një seri eksperimentesh, ata u paraqitën pjesëmarrësve dhurata të ndryshme – një shportë frutash, një qiri të bukur dhe një tufë lulesh. Vëzhguar reagimet e tyre, u vërejt se njerëzit ishin më të lumtur kur merrnin lule dhe kishin një buzëqeshje të vërtetë në fytyrat e tyre.

Ato i bëjnë njerëzit të lumtur për ditë të tëra

Lulet bënë një “buzëqeshje Duchenne” te njerëzit, lloji më i vërtetë i buzëqeshjes që përfshin sytë, gojën dhe faqet. Ky reagim nuk është vërejtur te njerëzit kur iu dhanë dhurata të tjera. Në fakt, u vërejt se njerëzit që morën lule ishin më të lumtur se të tjerët në studim, edhe pas tre ditësh!

Ato zvogëlojnë stresin, si kafshët shtëpiake

Jeannette Haviland, një nga studiuesit që qëndron pas studimit, shtoi më tej se lulet janë si kafshët shtëpiake të botës së bimëve. Ashtu si të luash me këlyshë dhe kotele zvogëlon stresin, lulet evokojnë një lloj të ngjashëm lumturie.

Ata ju afrojnë më shumë njerëzit dhe e mbajnë larg depresionin

Lulet gjithashtu ju afrojnë me familjen, miqtë dhe të dashurit tuaj. Sipas një eksperti, marrja e luleve lëshon “kimikate të lumtura” në trupin tonë, forcon dopaminën (përgjegjëse për tu ndier mirë), oksitocin (përgjegjës për lidhjen dhe dashurinë), dhe serotonin (një anti-depresiv), gjë që na lë të ndjehemi të rifreskuar dhe të lumtur !

/Telegrafi/