LAJMI I FUNDIT:

Sipas një studimi, ka mundësi që jeni duke i ushqyer macet tuaja gabimisht

Sipas një studimi, ka mundësi që jeni duke i ushqyer macet tuaja gabimisht

Një studim ka zbuluar disa specifika të reja për mace dhe nevojat e tyre dietike.

Hulumtimi nga specialistët e ushqimit të kafshëve në Universitetin e Guelph, në Ontario, Kanada, zbuloi se macet që ushqehen me një vakt të madh çdo ditë mund të jenë më të kënaqura dhe të kërkojnë më pak ushqim sesa macet që ushqehen me shumë vakte më të vogla.


Gjetjet u botuan në revistën PLOS One.

Macet që hanin vetëm një vakt në ditë kishin nivele më të larta të tre hormoneve që rregullojnë oreksin, për të cilat studiuesit thanë se kafshët ishin më të kënaqura. Ata po digjnin edhe rezervat e tyre të dhjamit dhe kishin më shumë proteina në dispozicion për të ndërtuar muskujt.

Kujdesi për macen tuaj pas operacionit
Lexo po ashtu Kujdesi për macen tuaj pas operacionit

Studimi analizoi vetëm tetë mace shtëpie, të cilat ushqeheshin një herë në ditë dhe më pas ushqeheshin katër herë në ditë për 21 ditë.

Ndërsa ishte vetëm një madhësi e vogël e mostrës, studimi mund të ndryshojë praktikat më të mira në kujdesin e maceve, sepse studiuesit gjurmuan aktivitetin fizik të maceve, shpenzimin e energjisë dhe hormonet që shtypin oreksin.

Macja nuk pi ujë? Kjo hile mund t’ju ndihmojë
Lexo po ashtu Macja nuk pi ujë? Kjo hile mund t’ju ndihmojë

“Këto zbulime mund të befasojnë komunitetin veterinar dhe shumë pronarë të maceve të cilëve u është thënë se kafshët e tyre kanë nevojë për disa vakte të vogla në ditë”, tha Adronie Verbrugghe, një profesor dhe veteriner në Kolegjin e Veterinarisë të Universitetit të Guelph në Ontario.

Studimet e mëparshme kanë shikuar vetëm efektet e frekuencës së vaktit në sjelljen e maceve dhe nuk kanë monitoruar shëndetin e maceve në të njëjtin nivel, sipas Kate Shoveller, një profesoreshë.

Mbi një e katërta e pronarëve të maceve dhe qenve nuk e dinë që kafshët e tyre shtëpiake mund të zhvillojnë demencë
Lexo po ashtu Mbi një e katërta e pronarëve të maceve dhe qenve nuk e dinë që kafshët e tyre shtëpiake mund të zhvillojnë demencë

“Nuk kishte ndonjë hulumtim të mirë për të mbështetur qasjen e disa vakteve në ditë që shumë pronarë e dëgjojnë, kështu ne donim të vendosnim disa të dhëna reale prapa rekomandimeve aktuale të ushqimit për t’u siguruar që ato ishin të duhura për macet”, tha ajo në një njoftimi për shtyp.

“Në mënyrë fizike, ka kuptim që të ushqyerit vetëm një herë në ditë do të kishte përfitime”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori