Sipas konsumatorëve, Samsung Galaxy S3 para iPhone 5

Galaxy S3 dhe Galaxy Note 2 u vlerësuar me 84 pikë nga totali prej 100 pikëve, thuhet sipas hulumtimit të publikuar sot nga American Customer Satisfaction Index.
Galaxy S4 nuk ishte përfshirë në anketë, pasi që studimi është kryer pak kohë para se Samsung të debutonte me modelin e saj më të ri të telefonit, Galaxy S4.
Bazuar në kënaqësinë konsumatore, iPhone 5 i Apple është radhitur në vendin e tretë me 82 pikë, i ndjekur nga iPhone 4 dhe iPhone 4S.
Në përgjithësi, Apple doli përpara me një rezultat kolektiv prej 81 pikëve, edhe pse ky rezultat paraqet një rënie prej 2 për qind nga viti i kaluar. Rezultati i përgjithshëm i Samsung ishte 76 pikë, por që ishte një ngritje prej 7 për qind për dallim me vitin 2012. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
31/07/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































