LAJMI I FUNDIT:

Sipas Gjuriqit, Universiteti në Mitrovicë mbetet në kompetencë të Serbisë

Sipas Gjuriqit, Universiteti në Mitrovicë mbetet në kompetencë të Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicë përbën një nga shtyllat e mbetjes së serbëve në Kosovë, transmeton Koha. net një shkrim të sotshëm të gazetës “Politika” të Beogradit.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ka kurrfarë iniciativash për riorganizimin e tij dhe se pohimet tjera janë spekulime.


“Për fatin e UP-së (me seli në Mitrovicë), me përkrahje të Serbisë do të vendos vetëm bashkësia akademike, profesorët e studentët dhe ata që e përbëjnë këtë universitet” citon gazeta Gjuriqin.

Ai i ka quajtur spekulime disa pohime që kanë dalë në opinion ‘pa vulë’

Duke folur për Komisionin e formuar nga Qeveria e Kosovës, që do të merret me UP-në, Gjuriq ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të merret me çështje që nuk janë në kompetencën e saj.

“Ky universitet është plotësisht në kompetencë të Republikës së Serbisë dhe do të mbetet në kompetencë të Republikës së Serbisë”.

Dje u raportua se Gjuriq ka shtruar nevojën për shqyrtimin e statusit të Universitetit të Mitrovicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori