LAJMI I FUNDIT:

Sinikata e re e KEK-ut paralajmëron protesta dhe greva

Sinikata e re e KEK-ut paralajmëron protesta dhe greva

Sindikata e Re e KEK-ut ka paralajmëruar edhe njëherë qeverinë për çështjen e pagave, duke kërkuar sqarime për Ligjin për Paga, që u miratua të shtunën në Kuvend.

Ata janë shprehur se nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur me ligjin për paga, ndërmjet asaj çfarë shkruan në dokumente dhe si deklarohen ministrat.


“Ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës së bashku me sindikatat tjera si ajo e Ķostt-it dhe e Telekomit i kërkuam ministrit të zhvillimit ekonomik z.Valdrin Lluka dhe ministrit të administratës publike z.Mahir Yagcilar që të na japin interpretimin e saktë për ligjin për paga për ndërmarrjet publike, më së largu deri më 11.02.2019”, thuhet në njoftimin e Nexhat Llumnicës, nënkryetar i SRKEK.

Në njoftimin e Sindikatës, thuhet se mund të ketë protesta dhe greva, deri në heqjen e punëtorëve nga ky ligj.

“Pas kësaj date në do të vendosim në rast mos interpretimit apo në rast se edhe Korporatën Energjetike të Kosovës e kanë futur në këtë ligj ne do të organizojmë PROTESTA dhe GREVA deri në heqjen nga ky ligj.

Përveç SRKEK, edhe sindikata e Kostt-it dhe Telekomit kanë kërkuar nga ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka se nga ministri i administratës publike, Mahir Yagcilar që të saktësohet interpretimi për ligjin e pagave. /Telegrafi/