LAJMI I FUNDIT:

Singapori nis prodhimin e birrës nga ujërat e zeza të ricikluara

Singapori nis prodhimin e birrës nga ujërat e zeza të ricikluara

Një pije alkoolike që shitet në Singapor, do t’i zemërojë konsumatorët e saj kur të mësojnë se si prodhohet.

Pija alkoolike, e quajtur NEWBrew, përdor ujërat e zeza të ricikluara për të krijuar pijen. Fillimisht ajo doli në shitje në dyqane në muajin prill.


Pija është bërë nga NEWater – ujërat e zeza të trajtuara, i cili ishte prezantuar për herë të parë në vitin 2003, raporton nypost.

Vendit ishullor i mungojnë burimet natyrore të ujit dhe kështu varet shumë nga reshjet. Çdo periudhë e zgjatur e thatësisë e vë shtetin në rrezik të mungesës së madhe të ujit, transmeton Telegrafi.

Ai mbështetet në impiantet e shkripëzimit që e kthejnë ujin e detit në ujë të pijshëm duke hequr kripërat dhe mineralet përmes një procesi të njohur si osmozë.

Singapori përdor gjithashtu procesin NEWater në të cilin uji i ujërave të zeza i nënshtrohet një mikrofiltrimi që heq grimcat mikroskopike dhe bakteret.

Uji i trajtuar më pas kalohet në një fazë të osmozës së kundërt dhe dezinfektimit ultravjollcë që synon të vrasë bakteret dhe viruset e mbetura, duke siguruar pastërtinë.

Vende dhe qytete si Izraeli, Los Angelosi dhe Londra, të cilave u mungojnë burimet e ujit të ëmbël dhe janë rrënuar nga mungesa e ujit, ose kanë përfshirë teknologjinë ose po mendojnë ta bëjnë këtë.

PUB, e cila është agjencia qeveritare përgjegjëse për menaxhimin e furnizimit me ujë të vendit, bashkëpunoi me Brewerkz, një fabrikë birre artizanale lokale, dhe krijoi NEWBrew.

Rezultati është një birrë që shijon, pa asnjë aluzion për origjinën e saj të pakëndshme.

Disa banorë vendas që kanë provuar birrën thanë se nuk mund të bënin dallimin.

“Nëse nuk u tregoni njerëzve se është bërë nga ujërat e zeza, ata ndoshta nuk do ta dinë”, tha Grace Chen, 52 vjeç.

Të tjerë, megjithatë, preferojnë të shmangin pijen duke e ditur se nga erdhi. “Ka shumë lloje birra përreth”, tha 22-vjeçari Low Yu Chen duke shtuar se “nëse do të doja një birrë, do të zgjidhja diçka të bërë nga uji normal”.

Prodhuesi i birrës me bazë në Singapor tha se birra po fluturon nga raftet e supermarketeve aq shpejt sa mund të shitet deri në fund të korrikut.

Ai do të vlerësojë reagimin e konsumatorit përpara se të vendosë nëse do të prodhojë më shumë.

NEWBrew nuk është birra e parë që përdor ujërat e zeza të ricikluara. Birraria suedeze, Nya Carnegie Brewery bashkëpunoi me gjigantin e birrës Carlsberg dhe një institut kërkimor mjedisor për të krijuar një pilsner të bërë me ujë të pastruar tualeti.

Një prodhues kanadez i birrës, Village Brewery, u bashkua me firmën amerikane të teknologjisë së ujit Xylem dhe studiues nga Universiteti i Calgary-t për të krijuar alenë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Kalo në kategori