Sindroma e vdekjes së papritur e fëmijës: Ankthi i çdo nëne – çka patjetër duhet të dini që të mbroni më të dashurit tuaj

Ferr i vërtetë për prindërit paraqet sindroma e vdekjes së papritur të fëmijës dhe paraqet dukurinë e tmerrshme për atë që shfaqet krejt rastësisht. Njihet me shkurtesën SIDS
Kjo është vdekje e pashpjegueshme e cila ndodh gjatë gjumit te bebet deri në moshën njëvjeçare, të cilat duken krejtësisht të shëndetshme. Kjo do të thotë që nuk duhet të bëni panik për këtë shkak por të jeni të gatshëm edhe të mësoni e çfarë mund të ndodhë, transmeton Telegrafi.
– Të gjithë prindërit duhet të marrin parasysh rrezikun nga kjo sindromë, madje shumë seriozisht. Nuk duhet t’i pengojnë që të kënaqen në rolin e prindit, ka thënë mjekja Nicole Randazzo-Ahern.
Fatkeqësisht, askush nuk mund të sqarojë se si shfaqet kjo sindromë. Çështja është që vdekja e bebes është e pashpjegueshme madje edhe pas hulumtimit dhe përjashtimit të të gjitha sëmundjeve të tjera të cilat mund të duken si SIDS.
Disa faktorë mund ta ekspozojnë beben ndaj rrezikut më të madh, siç janë defektet në tru, pesha e vogël me rastin e lindjes apo infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes.
Kushtet në të cilat fëmija fle janë gjithashtu të rëndësishme, për ç’shkak kujdes i madh i kushtohet shprehive të bebes kur është fjala për gjumin.
Shkencëtarët kanë zbuluar lidhjen midis disa shprehive dhe SIDS-së.
Disa nga to flenë në të njëjtin krevat me fëmijët e tjerë apo në krevatin bashkë me prindërit, batanija e gjerë dhe e papërshtatshme me të cilën bebja mbulohet, djersitja (ngrohja e tepërt) gjatë gjumit dhe pirja pasive e duhanit.
Shprehitë e gjumit janë në fokus të hulumtuesve, ndërkaq ata kanë zbuluar që nëse flini në të njëjtën dhomë me beben zvogëloni rrezikun nga kjo sindromë për 50 për qind. Kështu mund të vështroni beben dhe shpejt të reagoni nëse diçka nuk është në rregull me të.
Për këtë shkak u këshillohet prindërve që të ndajnë dhomën me fëmijën gjatë vitit të parë. Bebet duhet të flenë në shpinë në qendër të djepit dhe që veç tyre të mos ketë asgjë më shumë në djep.
Ushqimi i bebes me qumësht gjiri dhe ritualet qetësuese dhe atmosfera në shtëpi gjithashtu kanë ndikim në zvogëlimin e mundësisë që të shfaqet kjo sindromë.
Rrezikut më të madh u ekspozohen bebet dy deri katërmuajshe, ndërkaq në 90 për qind të rasteve të ndodhura viktima janë bebet gjashtëmuajshe.
Konsiderohet që fëmijët kur i mbushin një vit janë më të sigurt nga kjo sindromë e rrezikshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Sateni është i përsosur për mbrëmje: E veshim në shtatë mënyra të shkëlqyera

Po nëse testi i shtatzënisë rezulton pozitiv pas një aborti: Hormonet nuk janë fajtori i vetëm

Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’ia kërkoni burrit

Sateni është i përsosur për mbrëmje: E veshim në shtatë mënyra të shkëlqyera

Figura ideale trupore, sipas ekspertëve

Ylli i “Baywatch” fotografohet pa grim, nxit ortek komentesh: A është vërtet ajo?

Kombinim 2 në 1: Mënyra të shkëlqyera për të stiluar kominoshet

TapRrap

TapRrap

KEDS Energy

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium