Para disa ditëve kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, u shpreh se drejtori i Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ndaj 30 të punësuarve po sillet si despot dhe se po i shkelë të drejtat e punëtorëve. Madje Dimovski paralajmëroi grevë të punëtorët e kësaj ndërmarrje.
“Caktohen detyra të ndryshme në mënyrë të paligjshme, si magazinier, jo si drejtor, dhe punëtorët tanë janë të detyruar të kryejnë detyra shtesë në një vend pune që nuk është paraparë në kontratën e punës. Nuk mund të dërgojmë hidro-inxhinierë në kabinat e rojeve dhe stacionet e pompimit. Nuk mundet që punëtorët për automjete speciale të ulen në bazë dhe të mos bëjnë asgjë, sepse nuk i pëlqejnë ushtruesit detyre Marjan Mitovski”, deklaroi Darko Dimovski – kryetar LSM.
Ndërsa kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se organizatat sindikale duhet të funksionojnë dhe të mbrojnë të drejtat e punëtorëve e jo të drejtat e atyre që nuk punojnë
“Bëhet fjalë për rishpërndarje të dhjetëra personave dhe atë me rishpërndarje horizontale që do të thotë se këtyre personave nuk i është hequr asnjë e drejtë, nuk i është ulur paga, por janë obliguar të kryejnë detyra të punës. Dy nga këta persona marrin paga mbi 60 mijë denarë, ende e marrin këtë pagë, dy nga këta persona marrin paga të 45 mijë denarëve, ende e marrin këtë pagë, por tani paramendoni, do të duhet të punojnë për këtë pagë”, u përgjigj Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.
Arsovska gjithashtu shtoi se në Ndërmarrjen “Ujësjellës dhe Kanalizim” një numër i madh i të punësuarve janë kuadro administrativ dhe jo punëtorë teknik, të cilët nuk punojnë dhe marrin rroga.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë