Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot pati shumë shqetësime në lidhje me pozitën e rëndë të Shërbyesve Civil e posaçërisht tani kur është proceduar nga qeveria, Projektligji për Pagat në sektorin Publik të Kosovës.
Përmes një njoftimi për media, Këshilli njofton se shqetësimi është rritur në kohën kur prioritet të aprovohet Ligji për Pagat e Shërbyesve civil.
“Ky vendim i qeverisë për ngritjen e pagave me Nr. 04/20 datë; 20.12.2017, ka shkaktuar amulli, diskriminim dhe pakënaqësi të madhe tek shërbyesit publik e në veçanti tek shërbyesit civil të Kosovës pasi që ka bërë një ndarje të madhe në mes shërbyesve publik duke i marrë nën sqetulla të veta përmes ngritjes së pagave-dyfishimit, resorët që do të duhej ta kontrollonin punën e qeverisë”, thuhet në njoftimin e Këshillit.
Këshilli i Përgjithshëm paralajmëron se Qeveria do të përballet me greva dhe protesta të shërbyesve civil në rast se nuk përmbushen kërkesat tona humane dhe ligjore.
Ndër kriteret janë: Të nivelohen pagat e shërbyesve civil me sektorët e tjerë me Projektligjin për Pagat në sektorin Publik të Kosovës dhe të njihet përvoja e punës për punëtorët e administratës shtetërore të cilët kanë punuar në bazë të Ligjeve të Republikës së Kosovës e të cilët janë larguar nga puna në okupimin serb, ashtu siç iu është njohur kjo përvojë mësimdhënësve.
Këshilli i Përgjithshëm i SSHCK-së ka bërë thirrje po ashtu Kuvendit të Republikës që të mos lejon që përmes miratimit të këtij Projektligji të thellohen ndarjet në mes sektorëve të ndryshëm në shërbimin publik të Kosovës. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend