LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Sektorit Privat: Edhe nëse paga minimale bëhet 700 euro, është vonë – të rinjtë e kanë ndarë mendjen (Video)

Sindikata e Sektorit Privat: Edhe nëse paga minimale bëhet 700 euro, është vonë – të rinjtë e kanë ndarë mendjen (Video)

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ngritja e pagës minimale në Kosovë nuk ngjallë shpresë të punëtorët e sektorit privat.

Azemi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ngritja e pagës minimale në sektorin privat tashmë është veprim i vonuar dhe vështirë se mund të ketë efekt.


“Vërtet edhe nëse sot punëtorëve të sektorit privat u ofrojmë pagë 700 ose 1,000 euro është e kotë sepse në mendjen e punëtorëve të sektorit privat ka hyrë rrugëtimi për të ikur jashtë, sepse ka humbur shpresa dhe dinjiteti i këtyre punëtorëve”.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, ka thënë se institucionet shtetërore nuk janë marrë seriozisht me këtë çështje pavarësisht vërejtjeve që sindikata u ka tërhequr.

“Defakto kjo më nuk do të jetë pagë minimale por pagë e pleqve sepse tanimë shumica e të rinjve kanë ikur ose po ikin dhe Kosova tashmë po zbrazet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Azemi ka thënë se thirrjet e zyrtarëve institucional për mos ikjen e të rinjve janë të kota, pasi edhe vetë tre bartësit e institucioneve kanë qenë në perëndim për jetë më të mirë.

“Pagat e punëtorëve të sektorit privat në Kosovë janë më të ulëtat në rajon, ndërsa kemi pagat më të larta të krerëve shtetëror. Kjo është një diskrepancë e madhe”.

Ai ka thënë se është shumë e dhimbshme që Kosova para dhjetë viteve ka pasur natalitetin më të madh në rajon, ndërsa tash e kemi natalitetin më të ulët në rajon.

“Këtë e ka bërë vet shteti ynë, që as pesimisti më i madh nuk do ta kishte menduar”, deklaroi ndër të tjera Jusuf Azemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori