LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë: Pretendimet e IPK-së janë të pabazuara, zyrtarët policorë janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova

Sindikata e Policisë: Pretendimet e IPK-së janë të pabazuara, zyrtarët policorë janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova
Foto: Ilustrim

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka shprehur shqetësimin dhe ka reaguar për  arrestimet  e zyrtarëve policorë që janë bërë nga Inspektorati Policorë i Kosovës (IPK).

Sipas njoftimit, vërejtjet dhe kërkesat e Sindikatës së Policisë kanë qenë që IPK-ja të mos bëjë veprime spektakulare dhe të gjitha veprimet e IPK-së të jenë profesionale dhe  arrestimit të behën duke siguruar  prova të qëndrueshme para veprimeve të tyre.


“Sindikata e Policisë së Kosovës, arrestimet e fundit në pikat kufitare, i konsideron  të papranueshme për faktin se, zyrtarët policorë janë trajtuar si kriminel dhe janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova për veprat e pretenduara nga IPK-ja, këtë që po e themi e vërteton edhe Vendimi me nr.PPS nr. 13/2022, me numër të lëndës 2022:0018374, i lëshuar me datë 02.08.2022  nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e hetimeve ndaj tre zyrtarëve  policorë të përfshirë në këto arrestime”, thuhet në njoftim.

Sindikata: IPK-ja po bënë spektakël, arrestimet e policëve sikurse të ndonjë krimineli të pakapshëm
Lexo po ashtu Sindikata: IPK-ja po bënë spektakël, arrestimet e policëve sikurse të ndonjë krimineli të pakapshëm

Tutje bëhet e ditur se: “Ky vendim e konfirmon shqetësimin tonë të shprehur në vazhdimësi se arrestimet e zyrtarëve policorë po bëhen me nguti, pa siguruar prova dhe pa i shterur të gjitha mundësitë e parapara sipas Kodit të Procedurës Penale”.

Sindikata e Policisë iu bënë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë, e në veçanti IPK-së që t’i ndalë të gjitha veprimet e ngutshme, spektakulare dhe të kundërligjshme.

“Sindikata e Policisë së Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë, e në veçanti IPK-së që t’i ndalë të gjitha veprimet e ngutshme, spektakulare dhe të kundërligjshme, tani më të dëshmuara edhe me vendim të institucioneve relevante, sepse këto veprime, padrejtësisht po njollosin dhe po degradojnë imazhin  e  Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë dhe familjet e tyre, e me këtë duke dëmtuar edhe reputacionin e Republikës së Kosovës”, theksohet tutje.

Ndërkaq, sipas tyre, Sindikata e Policisë së Kosovës do të jetë në mbrojtje të institucionit policor, zyrtarëve policorë dhe të gjithë pjesëtarëve të policisë duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjor për të kërkuar përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që bëjnë arrestimet pa prova të mjaftueshme dhe të pabazuara, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore të pjesëtarëve të PK-së, të drejta këta të garantuara me ligje vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori