LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon sulmin e gjashtë policëve gjatë operacionit në veri

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon sulmin e gjashtë policëve gjatë operacionit në veri

Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Në reagimin e Sindikatës thuhet se “Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit”.


“Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës. Kërkojmë nga qytetaret e vendit që Policinë e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës. Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës”, thuhet në reagim.

Gjashtë policë u lënduan gjatë aksionit në veri
Lexo po ashtu Gjashtë policë u lënduan gjatë aksionit në veri

Më tej, Sindikata thotë “Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës”.

Ndryshe, të mërkurën Policia realizoi një operacion kundër kontrabandës së mallrave në katër lokacione, kurse gjatë realizimit të operacionit në veri policët u sulmuan nga disa serbë, ku u lënduan gjashtë policë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori