Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencës (SPASH) reagon ndaj ndryshimit të kalendarit për punë në shkollat fillore dhe të mesme, domethënë që nesër dhe e shtuna e javës së ardhshme të shpallen si ditë pune në arsim.

“Edhe pse vitin e kaluar, ku kemi punuar pesë të shtuna, MASH konfirmoi se puna e ditës së shtunë nuk është efikase dhe se më nuk do ta praktikojnë, këtë vit po vazhdohet me të njëjtin joefikasitet dhe praktikën jopopullore. Përveç kësaj, kompetentët nuk marrin parasysh se ditët që fëmijët kanë qenë të liruar nga mësimi për shkak të ndotjes së ajrit, kanë qenë ditë pune për të gjithë në arsim”, tha Valentina Mishkova-Kenkova, sekretare e përgjithshme e sindikatës.

Nga Sindikata thonë se miratimi i një vendimi të tillë nuk është marrë parasysh se në një numër të komunave dhe garave rajonale të cilat zhvillohen ditën e shtunë dhe mbajta e mësimit ditën e shtunë do të shkakton kaos nëpër shkolla./Telegrafi/