LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e pavarur e policisë organizoi marsh për pranimin e përfaqësimit

Sindikata e pavarur e policisë organizoi marsh për pranimin e përfaqësimit

Sindikata e pavarur e policisë që numëron rreth 3000 mijë anëtarë, kërkoi që të respektohet Ligji i marrëdhënies së punës në lidhje me përfaqësimin e sindikatës dhe të jetë e përfshirë në dialog.

Një pjesë e kryesisë së Sindikatës së pavarur të policisë, që organizoi marsh nëpër rrugët e Shkupit, kërkoi nga ministri Oliver Spasovski të mos e favorizojë sindikatën e policisë për shkak se në mënyrë të rreme paraqet gjendjen në MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni..


“Për momentin dhe 20 vite prapa, udhëheq vetëm një qendër, jo ministër, vetëm një qendër që gënjen dhe ky ministër. Këtë ne jemi të obliguar t’ia përcjellim që të mos e gënjejmë. Ne jemi të ndershëm dhe këtë vazhdimisht në të kaluarën dhe në të ardhmen do ta potencojmë. Nuk do të lejojmë kaosi të vazhdojë në MPB”, thotë Goce Dellçev Todev, kryetar i Sindikatës së pavarur të policisë.

Nga MPB-ja theksuan se bashkëpunojnë me sindikatat pa dallim të përfaqësimet dhe se kjo shihet me takimet e shumta dhe nga aktivitet e ndërmarra.

“Ne jemi të gatshëm që secilin propozim që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për punë të policëve ta pranojmë pa dallim se nga cila sindikatë vjen. Jeni dëshmitarë se gjatë periudhës së kaluar vazhdimisht promovojmë stacione të renovuara dhe objekte tjera, furnizojmë uniforma dhe pajisje tjera për policinë”, thotë zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Nga Sindikata e pavarur e policisë njotuan se nëse nuk plotësohen këto kushte do t’i radikalizojnë protestat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori