LAJMI I FUNDIT:

Sinani: Qeverisja e Preshevës varet direkt nga votat e Vuçiqit, mua më shkarkuan pse punova për shqiptarët (Video)

Sinani: Qeverisja e Preshevës varet direkt nga votat e Vuçiqit, mua më shkarkuan pse punova për shqiptarët (Video)
Ardita Sinani

Ardita Sinani është femra e parë që ka drejtuar Komunën e Preshevës për një periudhë rreth shtatë muaj.

Ajo në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj.


Sinani thotë se puna e saj e pa kompromise kundër korrupsionit, oligarkëve dhe në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve ka ndikuar që të shkarkohet nga presidenti Vuçiq.

“Qeveria e Serbisë kërkon bashkëpunëtorë të vet dhe instalon njerëzit e vet…Rrëzimi im është bërë nga qeveris e Serbisë e ndihmuar një grup i caktuar i interesit që sot udhëheqin Komunën e Preshevës”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se raportet mes subjekteve politike shqiptare nuk kanë qenë asnjëherë më parë të tilla.

“Asnjëherë në Komunën e Preshevës nuk jemi ballafaquar me një situatë të tillë. Konkurrenca e brendshme politike ka ekzistuar gjithmonë. Kjo situatë po ndodhë prej ardhjes së Shqiprim Arifit në krye të “Alternativës”. Jo e gjithë Alternativa është e tillë. Por Shqipërimi me katër a pesë persona të tjerë”.

Sinani thotë ardhja e tyre në krye të Komunës së Preshevës është bërë me ndihmën e aparatit shtetërorë dhe duke blerë vota me shumicë.

“Sot në Kuvendin Komunal të Preshevës opozita ka 18 këshilltarë dhe 18 i ka pozita. Qeverisja është direkt e varur nga Lista Serbe dhe nga dy këshilltarët e tyre që janë në koalicion me pushtetin e Preshevës”, tha ndër të tjera Ardita Sinani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Lajme
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Lajme
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Siguri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
Kalo në kategori