Sinan Vllasaliu lanson këngën e re "Linda Linda"

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu, ka publikuar sot (e premte) këngën e re.
“Linda Linda” mban titullin projekti, të cilin njëherësh e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Tekstin e ka shkruar Ilir Berani në bashkëpunim me Ghulon, kurse për muzikën dhe orkestrimin u kujdes Wirusi.

Klipi iu besua produksionit të njohur nga Shqipëria “Max Production”, gjersa këngëtari vjen me një paraqitje të mahnitshme.

Projektin tashmë mund ta gjeni të kompletuar në kanalin e Arkiva Shqip në YouTube.
Sinani admirohet mjaft shumë nga publiku dhe deri më tani i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/04/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























































