LAJMI I FUNDIT:

Simptomat që ju tregojnë se vuani nga depresioni

Simptomat që ju tregojnë se vuani nga depresioni

Nëse kërkoni të kuroheni nga depresioni, duhet që ta identifikoni në kohë. Lidhur me simptomat e depresionit, çrregullimi i humorit dhe trishtimi janë ndër më të evidentuarat.

Ja simptomat që na tregojnë praninë e depresionit:

Çrregullim në mënyrën e të ushqyerit

Nëse truri është i ngarkuar me mendime negative, harroni të hani. Kjo sëmundje mund t’ju japë edhe efektin e kundërt, duke ju bërë të ndjeni uri shumë shpesh.


Çrregullim i gjumit

Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni e gjejnë veten duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në gjumë, duke qenë se e shikojnë si mënyrë shpëtimi nga realiteti. Gjithashtu, mendimet negative mund të shkaktojnë edhe pagjumësi duke ju lënë orë të gjata zgjuar.

Sipas mjekëve, 8 orë gjumë janë të nevojshme për mirëqenien fizike e mendore të trupit.

Nxeheni për gjëra të vogla

Kjo është një shenjë depresioni që pak njerëz e njohin: depresioni mund të shfaqet si nervozizëm, thotë Jennifer Wolkin, asistent klinik në departamentin e psikiatrisë dhe anesteziologjisë në “Joan H. Tisch Center” në Universitetin e Nju Jorkut. Mund të irritoheni për gjëra të vogla të parëndësishme: kjo ndodh sepse depresioni ndikon tek hormonet duke sjellë ndryshime.

Cili është "ilaçi" më i mirë për depresionin?
Lexo po ashtu Cili është "ilaçi" më i mirë për depresionin?

Humbisni përqendrimin

Truri duke qenë gjatë gjithë kohës i “zhytur” në mendime të trishtuara, humbet aftësinë të fokusohet tek diçka për t’i dhënë zgjidhje apo thjesht për ta gjykuar ftohtë.

Nuk keni vetëvlerësim

Nëse i përsërisni vazhdimisht vetes “nuk vlej” apo “jam i padobishëm”, këto mund t’ju dëmtojnë. Nëse mendoni në këtë mënyrë, do sillni negativitet në jetën tuaj dhe do të jeni më shumë të prirur të vuani nga depresioni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori