LAJMI I FUNDIT:

Simptomat e kancerit të prostatës: Flokët mund t’ju zbulojnë këtë shenjë kryesore paralajmëruese

Simptomat e kancerit të prostatës: Flokët mund t’ju zbulojnë këtë shenjë kryesore paralajmëruese

Problemet me prostatën shfaqen në moshën e vonshme dhe me to ballafaqohet një numër i madh meshkujsh.

Kanceri i prostatës është një ndër format më të shpeshta të sëmundjes. Një në tetë meshkuj gjatë jetës sëmuret nga kjo sëmundje, e cila zakonisht i godet meshkujt më të vjetër se 50 vjeç dhe me kalimin e viteve rreziku shtohet, transmeton Telegrafi.

Kanceri godet gjëndrën e vogël e cila gjendet afër komblikut dhe prodhon lëngun i cili përzihet e spermën dhe e nxjerr jashtë me rastin e ejakulimit.

Mesatarja e viteve kur meshkujt diagnostikohen me këtë sëmundje është midis moshës 65 dhe 69 vjeç. Mirëpo, ekziston rreziku edhe tek ata meshkuj të cilët janë më të rinj se 50 vjeç.

Këtë muaj shënohet muaji i cili i përkushtohet ngritjes së vetëdijes për këtë formë kanceri dhe mjekët paralajmërojnë që simptomat e kancerit të prostatës janë të dukshme që në moshë të re.

Meshkujve, të cilët janë në moshën 20-vjeçare fillojnë, fillojnë t’u bien flokët dhe humbin shumë shpejtë flokët, kanë shanse dy herë më shumë që të sëmuren nga kanceri i prostatës.

Kjo nuk do të thotë që të gjithë meshkujt të cilët kanë mbetur pa flokë do të sëmuren nga kanceri i prostatës.

Disa nga simptomat më të qarta të kancerit të prostatës janë:

1. Urinimi i shpeshtë, posaçërisht natën;
2. Pamundësia që të përmbahen deri sa të shkojnë në tualet;
3. Vështirësi gjatë urinimit;
4. Urinim i gjatë;
5. Vrushkull i dobët i urinës;
6. Ndjenja që fshikëza nuk është krejtësisht e zbrazur;
7. Gjak në urinë apo spermë.

Këto simptoma nuk do të thonë patjetër që keni kancer në prostatë, mirëpo te disa prostata me kalimin e kohës rritet, mirëpo kjo nuk do të thotë menjëherë që është kancer, por gjendje e cila quhet rritje e prostatës.

Pos këtyre, simptoma janë edhe zvogëlim i libidosë, humbje e apetitit, kruarja në trup, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori