LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Thaçi në vend që të përgjigjet, po sulmon Listën Serbe

Simiq: Thaçi në vend që të përgjigjet, po sulmon Listën Serbe

Zëvendëskryeministri, Igor Simiq që vjen nga Lista Serbe, ka thënë se është për keqardhje që presidenti, Hashim Thaçi në vend që të provojë të japë përgjigje për çështje bazike ndaj përfaqësuesve serbë, ai dhe njerëz të afërt me të, po sulmojnë Listën Serbe.

Ai ka thënë se kjo tregon që dikush nuk dëshiron që të bëjë zgjidhje të problemeve të serbëve, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Simiq këto komente i ka bërë pas deklarimeve të Shefit të Kabinetit të presidentit Thaçi, Bekim Çollaku se letra e dërguar nga Lista Serbe është joserioze.

Më tej aty thuhet se Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se serbët duhet të jenë dekor në institucione dhe se këtu nuk ka asgjë për brengosje.