Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një ligj tjetër që është shumë i dëmshëm për interesat e kombit dhe pronës serbe në Kosovë.
Simiq i tha Tanjugut se është miratuar ligji për investimet strategjike, i cili siç shpjegoi ai ” tërësisht i mundëson Qeverisë së Kosovës që të disponojë pronën që është identifikuar më parë si e shtettit dhe shoqërore”.
“Ligji lejon që Qeveria e Kosovës lirisht të disponojë me pasurinë e Republikës së Serbisë, Kishës Ortodokse Serbe, asetet e kompanive serbe dhe komunitetit serb në Kosovë” ka shtuar ai.
Simiq njoftoi se Lista Serbe do t`i dërgojë ankesë Gjykatës Kushtetuese edhe për ligjin për investimet strategjike.
“Nesër, pasnesër më së voni, ne do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Trepçës dhe pastaj për ligjin për investimet strategjike. Grupi ka përgatitur një ankesë kushtetuese me ekipin ligjor”, shpjegoi ai, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251