Me ndihmën e algoritmeve, studiuesit kanë arritur të kompozojnë deri në fund simfoninë e 10-të të Beethovenit. A janë programet kompjuterike aq kreativë sa gjenitë e muzikës?
Nga: Sabine Oelze
Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë drejtim, të paktën kreativiteti dukej sikur ishte një ekskluzivitet i trurit të njeriut. Por, po shtohen shenjat se edhe ky bastion po bie.
Pasi kompjuterët i përfunduan deri në fund kompozimet e Gustav Mahlerit dhe Franz Schubertit, i erdhi radha Ludwig van Beethovenit. Kur kompozitori ndërroi jetë në vitin 1827, ai e la të papërfunduar simfoninë e tij nr. 10-të. Nga kjo vepër kanë mbetur skica me dorë, pjesërisht fragmente të papërpunuara. Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së Beethovenit, vepra e tij – disi e vonuar për shkak të koronavirusit – me ndihmën e inteligjencës artificiale prezantohet në kuadër të Festës së Beethovenit në Bon. Për këtë, koncerni Telekom, me seli po në Bon, ngriti një ekip ekspertësh. Një grup kompozitorësh, studiuesish dhe informaticienësh u përpoq të analizonte stilin e kompozitorit gjeni dhe të mbaronte “të pambaruarën”.
Inteligjenca artificiale u furnizua me skica e shënime të Beethovenit, si edhe partitura të kompozitorëve të kohës. “Këtë duhet ta kuptosh kështu që, Beethoveni në momentin që kishte ide të reja mbante shënime. Disa herë si fjalë, disa herë si nota muzikore”, thotë Matthias Röder, drejtor i Institutit Karajan në Salcburg.
Duke u nisur nga ky material, drejtuesi i projektit me ekipin e tij bënë supozime “si do t’i kishte zhvilluar ai vetë gjëra të caktuara. Muzika bazohet në njësi të caktuara si gjuha. Prandaj, bëhet fjalë fillimisht që inteligjenca artificiale të mësonte.
Simfonitë, sonatat në piano e kuartetet në violinë iu ofruan inteligjencës artificiale rregullisht për “ta trajnuar”. Si në trurin e njeriut që ka rrjetin neuronal, kompjuteri është në gjendje të krijojë vetë lidhje të reja. Rezultatet që përshtateshin më mirë me njëra-tjetrën u rifutën në sistem duke iu dhënë nota të reja.
Kështu u krijua kompozimi i ri artificial.
“Ajo që na lejon inteligjenca artificiale është mundësia e ofrimit të një sekuence në 20 apo 100 variante të ndryshme. Kjo është e mrekullueshme, sepse nëse është punuar mirë me algoritmin, atëherë çdo tentativë bën sens”, thotë Robert Levin, studiues i muzikës nga Universiteti Harvard.
Për studiuesit, bashkëpunime të tilla janë mjaft interesante, sepse ato japin të dhëna si makineritë mund të mbështesin njeriun, ose të imitojnë kapacitetin kreativ.
“Ne u përpoqëm të kuptonim se cila është gjendja e teknikës në zhvillimin e muzikës dhe jemi përpjekur të testojmë kufijtë. Në fund përdorëm disa module të të ashtuquajturit Natural Language Processing, që janë frymëzuar nga përpunimi natyror i gjuhës”, thotë Ahmed Elgammal, drejtor i i Art&Art Lab të Universitetit Rutgers në Nju-Jork dhe zhvillues i inteligjencës artificiale të Beethovenit.
Por, a kanë vlerë projekte të tilla për muzikantët?
“Mund të thuhet se kompjuteri vepron në bazë të algoritmit. Po, por njeriu e bën në bazë të përvojës dhe arsimimit. Ata nuk janë patjetër shumë larg njëri-tjetrit”, thotë profesori Levin. /DW/
https://www.youtube.com/watch?v=rTuK4iqQtPI
https://www.youtube.com/watch?v=Rvj3Oblscqw
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Një letër burrit të vdekur...
Fan S. Noli: Si u bëra shkrimtar (audio e rrallë)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre