Gjatë sfidës mes Atletico Madridit dhe Gijonit, Simeone është fërshëllyer nga fansat e tij për shkak të ndërrimit të Yannick Carrasco me Angel Correan.

Lojtari belg, Carrasco, është kthyer një nga të dashurit e tifozëve të Atletixos, të cilët nuk kanë pranuar ndërrimin e tij.


“U jap të drejtë fansave që kanë protestuar, pasi Carrasco po luante mirë dhe nuk duhet ta ndërroja”.

“Po mendoja të zëvendësoja njërin prej Carrascos apo sulmuesit francez Griezmann, ndaj dhe kam zgjedhur të parin. Më pas, francezi ka shënuar golin e fitores dhe na ka ecur mirë, por mendoj se këtë radhë kemi pasur shumë fat”, ka deklaruar Simeone.

Atletico është e treta me katër pikë më pak se lideri Barcelona. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app