LAJMI I FUNDIT:

Siguroni transportin e mallrave me Shield Brokers

Siguroni transportin e mallrave me Shield Brokers

Që nga shekulli i 14-të është kuptuar rëndësia e të siguruarit mallin gjatë transportit nga rreziqet e ndryshme, dhe si rrjedhojë është nënshkruar polica e parë e sigurimit.

Sigurimi i mallit gjatë transportit ofron mbulime nga dëmet e mundshme si pasojë e zjarrit, aksidentit, shkarkimit, tërmetit dhe shumë shkaktarëve tjerë potencial për mallin tuaj gjatë transportit për dhe nga të gjitha vendet e botës.

Në këmbim të një primi relativisht të vogël, ky sigurim ju mundëson të përfitoni kompensim të humbjes financiare të shkaktuar nga fatkeqësitë e ndryshme që godasin mallin tuaj.

Vetëm gjatë vitit 2017 kompanitë kosovare kanë eksportuar mallra në vlerë prej 378 milion euro dhe importuar në vlerë 3.47 miliard euro, nga e cila na bënë të kuptojmë se 3.425 miliard euro ka qenë vlera e mallit që është ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme dhe kuptohet se dëmet eventuale do të kishin efekte shkatërruese për ekonominë e bizneseve duke sjellë dëme ndoshta edhe të pa riparueshme.

Shield Brokers me anë të njohurive dhe përvojës së saj, do të ju asistoj në zgjedhjen e policës së sigurimit optimale, duke ju këshilluar mbi vlerat siguruese, mbulimet, tarifat dhe kushtet si dhe do të ju asistoj në rast të dëmit.

Për më shumë informata kontaktoni në email: info@shieldbrokers.com, numrin e tel: 049909200 ose adresën Rr.Rexhep Luci, H.52, Kati II, Nr.5 – Prishtinë.