LAJMI I FUNDIT:

Sigurimi i privatësisë së votës është esencial për një sistem demokratik

Sigurimi i privatësisë së votës është esencial për një sistem demokratik

Sigurimi i privatësisë së votës dhe mbrojtja e të dhënave të votuesve është esenciale për të siguruar një proces elektoral demokratik.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga zyra e BE-së, në të cilën u prezantua raporti “Sigurimi i privatësisë së votës dhe mbrojtja e të dhënave të votuesve”.


Këshilltari politik në zyrën e BE-së në Kosovë, Felix Rathje, tha se zgjedhjet janë shtyllë esenciale për një sistem demokratik dhe mundësi për çdo qytetar që të jetë pjesë e një procesi demokratik.

“BE-ja është e përkushtuar për të mbështetur demokracinë dhe zgjedhjet e lira në tërë botën, duke u bazuar në respektin për partneritet dhe Kosova nuk është diçka më ndryshe dhe BE-ja është e përkushtuar që mbetet si udhëheqëse e debatit global për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale në epokën digjitale. Duhet të sigurohet mirëbesimi dhe integriteti i këtij procesi dhe mbrojtja e duhur e të dhënave është një masë mbrojtëse që nuk lejon manipulimin me vota dhe mos lejimin e këtyre të dhënave që të kalojnë në duar të gabuara”, tha Rathje.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, anëtare e Komisionit për Legjislacion, Valdete Bajrami theksoi se është momenti i duhur që secili të vetëdijesohet për votën e tij, sepse është e drejtë e tij dhe njëkohësisht edhe e shenjtë.

“Kur jemi tek avancimi i teknologjisë duhet theksuar se ato kanë sjellë edhe rrezikshmëri evidente e cila direkt apo indirekt po shkelen të drejtat e njeriut, në këtë rast qytetarëve. E them këtë pasi në media shpesh postohen imazhe nga aparatet e ndryshme digjitale në bazë të të cilave shkelen në mënyrë drastike të drejtat e njeriut, të cilat garantohen me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare. Në këtë aspekt nuk zbatohet ligji që mbron të dhënat personale, në këtë drejtim e them me përgjegjësi se institucionet e Kosovës kanë dështuar…Jemi të gjithë dëshmitar se si në të kaluarën është keqpërdorur e drejta e votuesve nga partitë që operojnë në Kosovë, duke i detyruar që ta fotografojnë votën e tyre. Kjo përbën shkelje direkte të votuesve…”,  tha Bajrami.

Ndërsa, në anën tjetër, anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi tha se ata kanë avancuar mjaft shumë në aspektin e ruajtjes së fshehtësisë së votës dhe mbrojtjen e të dhënave të votuesve.

“KQZ-ja nga zgjedhjet në zgjedhje ka avancuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Që nga organizimi i vendvotimeve ku ne kemi vendosur vëzhguesit që kanë mundësi të shohin gjithë procesin, numrin i këshillave të vendvotimeve që janë shtatë anëtarë brenda një dhome dhe e mbikëqyrin fshehtësinë e votës, pastaj procedurat që kemi ndërtuar për numërim, por edhe procedurat në QNR, garantojnë fshehtësinë e votës. Ne po ashtu gjatë gjithë kohës kemi avancuar në ofrimin e shërbimeve digjitale duke përdorur avantazhe që ka teknologjia informative dhe në të njëjtën kohë jemi konsultuar me Agjencinë për Mbrojtjen e të dhënave që t’i mbrojmë ato të dhëna”, theksoi Gjoshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori