LAJMI I FUNDIT:

Siguria në ‘Qytet Studenti’ në Tiranë, studentja thotë se nuk ka besim te policia

Siguria në ‘Qytet Studenti’ në Tiranë, studentja thotë se nuk ka besim te policia

Studentja Loreta Koleci tregoi rastin e një vajze e cila është përndjekur nga një person i panjohur në “Qytet Studenti” në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se vajza e cila është përndjekur deri të konvikti ka pasur frikë të denoncojë rastin në polici pasi nuk ka besim te kjo e fundit.


“Një vajzë është ndjekur nga një person që nuk jetonte në “Qytet Studenti”. E ka ndjekur deri tek konvikti. Ajo ka pasur frikë që ta bëjë denoncimin”- tha ajo.

“Në kushtet normale duhet të ndodhte që siguria në “Qytet Studenti” të ishte akoma më e lartë se në zonat e tjera duke qenë se aty janë shumica e vajzave dhe djemve që vijnë nga rrethet. Mendoj se duhet të kishte një siguri më të madhe”, tha Koleci.

“Kemi parë që deri në 10 të darkës policia ishte në qarkullim e më pas i pamë në kafe. Mendoj se nuk e kanë në fokus zonën e ‘Qytet Studentit” dhe mendoj se ky është shqetësim,” tha ajo.

Pas disa denoncimeve për mungesën e sigurisë në Qytetin Studenti, përballjen me ngacmime seksuale dhe përndjekje të disa studenteve që jetojnë në konviktet, aktivistët e “Lëvizjes Për Universitetin” shprehën mbështetjen dhe angazhimin e tyre kundrejt problemeve të kësaj natyre. Për këtë arsye në fundjavë studentët u organizuan në një protestë.

Pas një vëzhgimi në terren, ata kanë vënë re se ka një mungesë të theksuar të ndriçimit në disa rrugica, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e sigurisë në rrugë. Edhe në ato rrugica ku kishte ndriçim, është shumë i zbehtë.

Kjo është gjendja në të cilën ndodhet sot Qyteti Studenti, ku studentët që banojnë aty jo vetëm që përballen me probleme brenda godinave, si mungesa e shtretërve, mungesa e ngrohjes, probleme me tualetet dhe dushet, mungesa e hapësirave për të lexuar etj, por rrezikohen edhe jashtë tyre.

Sipas studentëve, në një zonë si ajo e Qytetit Studenti, ku ndodhet edhe një komisariat policie, nuk sheh asnjë polic në lëvizje që mund të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve. Problemi thellohet akoma më shumë në orët e vona të natës, kur edhe bizneset aty rrotull mbyllen.

Qyteti Studenti është një rezidencë studentore që do të duhej të gjallonte nga studentët, ndërkohë që sot, të jetosh aty është bërë e pamundur, thonë aktivistët e “Lëvizjes për Universitetin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori