Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një intervistë dhënë për të përditshmen italiane “La Repubblica”, ka theksuar rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia, ndërkaq sipas tij edhe protestat e javës së kaluar në veri nuk ishin spontane por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.
Por deklarata e Kurtit për të përditshmen italiane ka nxitur reagimin e partive opozitare në vend, të cilat kërkuan që të mos ndillet frikë dhe panik.
Lidhur me deklaratat e Kurtit ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti i pyetur nga La Repubblica se sa është i lartë rreziku për një konflikt të ri, tha “Nuk do të thoja shumë i lartë, ngase këtu kemi kontingjentin e NATO-s, por i lartë është sigurisht. Në fund të fundit jemi një demokraci që jemi në kufi me një autokraci.
Para pushtimit të Ukrainës gjasat kanë qenë të pakta, tani situata ka ndërruar. Episodi i parë, rrjedhojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të ngjajë në Ballkanin perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë shumë të larta”.
Ndërkaq, i pyetur se çfarë elementësh ka kur thotë se Moska komandon Beogradin në raport me Kosovën, Kurti është përgjigjur “Në 25 nëntorin e kaluar Presidenti Vuçiq ishte në Sochi, ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vite, mesatarisht takohen nga dy herë në vit. Nuk është normale për drejtues shtetesh. Në ata rast Vuçiqi pati thënë se: folëm për standardet e dyfishta dhe për hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putin është i vetëdijshëm. Unë ia tregova në hartë veriun e Kosovës”.
Në pyetjen e La Repubblica nëse nga pikëvështrimi ushtarak ka vënë re lëvizje që e shqetësojnë, Kurti tha më tej “Vitin e kaluar patën planifikuar 91 ushtrime ushtarake të përbashkëta, e i realizuan 104 të tilla. Dy më të rëndësishmet quhen ‘Mburoja sllave’ dhe ‘Vëllazëria sllave’. Nga gusht të vitit 2001 Serbia ka vendosur përreth kufirit me Kosovën 48 baza të avancuara operacionale, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmërisë. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro rus. Si të thuash, rreziku është aty dhe po e paralajmërojmë”.
Por lidhur me deklaratat e tilla kanë reaguar udhëheqësit e partive opozitare në vend.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe se NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çitaku ka bërë thirrje që të mos ndillet frikë dhe panik.
Ajo tha se NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës dhe se Serbia është në dijeni se çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.
“Ka pasur luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasur mundësinë me luftuar atëherë. Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo-ja, dhe mundësisht të flasë për stikera dhe barrikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka deklaruar Çitaku.
Ndaj deklarimeve të Kurtit ka reaguar edhe LDK.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, a hedhur kritika të ashpra ndaj Kurtit. Ai tha se kryeministri flet për luftë e jo për integrime apo investime.
“Kurti flet për luftë. Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë”.
“Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë”, u shpreh Abixhiku.
Sipas tij, Kurti dëshiron krizë.
“Ky njeri e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin tek paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet tek shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshtarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?”, tha deputeti i LDK-së.
Më tej Abdixhiku theksoi se Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim, e jo mesazhe paralajmëruese për luftë.
“Pyesni sot kompanitë kosovare se çfarë mesazhe marrin nga bashkëpunimet e tyre nëpër botë. Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë? Njëmijë Dua Lipa s’bëjnë punë më”.
Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim. Shteti ynë përveç sigurisë vetanake ka dhe aleancën më të madhe ushtarake, atë të NATO-s, që garanton sigurinë tonë territoriale ndaj çdo agresioni të mundshëm. Kjo është e vërteta jonë; dhe këtë të vërtetë duhet ta ushqejmë çdo ditë – duke forcuar veten në siguri e duke përforcuar aleancën me NATO-n si synim historik”, deklaroi ai.
Avdixhiku konsideron se paniku ndërkombëtar rreth Kosovës së luftës e krizës e destabilitetit është interes veç i Vuçiqit e i Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje