Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë, i angazhuar me koncerte të shumta.

Së fundmi, ai ka performuar në shfaqjen muzikore "Carmen", të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.


E veçanta e rolit të këngëtarit në këtë shfaqje, është se ai ka marrë një pamje ndryshe me paruke në kokë.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim pa flokë, dukja e tij si ushtar dhe paruke, i dha atij një pamje krejt tjetër, njashtu si Sergent Morales, personazhi të cilin edhe e ka në rol.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar dukjen e tij "me flokë", ndërsa është komentuar nga ndjekësit e tij. /Telegrafi/