LAJMI I FUNDIT:

Si u zbulua trafikimi e dhunimi i 11-vjeçares përmes një telefoni?

Si u zbulua trafikimi e dhunimi i 11-vjeçares përmes një telefoni?
Foto: Ilustrim

Detaje të reja nga dosja e prokurorisë tregojnë se organeve të rendit iu është dashur më shumë se dy muaj kohe për të ardhur te rezultatet e ekzaminimit të telefonit të 11-vjeçares.

E nga këto rezultate prokuroria po e mbështet dyshimin se e mitura 11-vjeçare u dhunua e trafikua në muajin qershor të këtij viti.


Sipas dosjes se prokurorisë kuptohet se raporti i ekzaminimit te telefonit nga Agjencia Forenzike e Kosovës është dorëzuar në polici para dy ditëve, e krimet ndaj 11-vjecares pretendohet të kenë ndodhur në qershor, raporton kallxo.com.

Në dosjen e prokurorisë, si prova që mbështesin dyshimin për dhunimin e trafikimin e 11-vjeçares, janë listuar deklaratat e të dyshuarve, një dëshmitari si dhe të dhënat që kanë dalë nga ekzaminimi i telefonit.

6 të dyshuarit për dhunimin, trafikimin dhe veprën e ofrimit të shërbimeve seksuale kanë dalë sot para gjykatës.

Edhe gjashtë të arrestuar për rastin e 11 vjeçares, dyshohet të jenë përfshirë në zhdukjen e të miturës në qershor 
Lexo po ashtu Edhe gjashtë të arrestuar për rastin e 11 vjeçares, dyshohet të jenë përfshirë në zhdukjen e të miturës në qershor 

Dosja e prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com flet se gjashtë të dyshuarit brenda një dite dyshohet se kanë dhunuar e kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën në motele të ndryshme.

Ngjarja pretendohet se ka ndodhur më 21 qershor të këtij viti ndërsa të dyshuarit, disa prej tyre kanë vendosur që të miturën ta prezantojnë me njëri-tjetrin dhe veprimet e dyshimta janë kryer që nga mëngjesi i hershëm.

Gjashtë persona janë arrestuar dje nga ana e policisë në lidhje me dyshimet për trafikim të së miturës e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të tjerë javën e kaluar.

Në total deri më tani janë 11 të arrestuar në lidhje me rastin e 11-vjeçares, në dy raste të ndara.

Dosja e dytë, për rastin e dhunimit dhe shërbimeve seksuale që dyshohet se ka ndodhur në qershor, flet për të arrestuarit me inicialet D. Rr., 23 vjeçar, G.S., 25 vjeçar, B.S., 26 vjeçar, F.S., 22 vjeçar, M.S., 22 vjeçar dhe M.R., 21 vjeçar.

Gjashtë të dyshuarit po dyshohen për trafikim me njerëz, shërbime seksuale dhe dhunim të 11-vjeçares. Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se rasti i 11-vjeçares tashmë ka dy raste të cilat do të hetohen ndaras. Njëri rast i cili dyshohet se ka ndodhur më 27 gusht, ku janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim 5 persona për dhunimin që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, dhe rasti tjetër që dyshohet se ka ndodhur më 21 qershor, ku tashmë janë arrestuar gjashtë persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori