LAJMI I FUNDIT:

Si u bë simboli ‘Z’ propaganda e re e Vladimir Putinit?

Si u bë simboli ‘Z’ propaganda e re e Vladimir Putinit?

Gjimnasti rus Ivan Kuliak shkaktoi polemika në muajin mars kur pranoi një medalje bronzi në Kupën e Botës të Atletikës të mbajtur në Katar, pasi që kishte të ngjitur shkronjën “Z” në uniformën e tij.

Simboli “Z” tashmë ishte shfaqur në të gjithë Rusinë, si një shenjë mbështetjeje për pushtimin ushtarak rus të Ukrainës dhe besnikërisë ndaj presidentit Vladimir Putin.


Shkronja fillimisht u vu re në tanket dhe kamionët rusë të pozicionuar në kufirin e Ukrainës në fund të muajit shkurt, së bashku me shkronja të tjera si “V” dhe “O”. Pyetjet rreth kuptimit të simboleve filluan të qarkullojnë në internet dhe pasi pushtimi filloi më 24 shkurt, shumica e analistëve u pajtuan se këto ishin vendosur për qëllime taktike.

Pse Rusia përdorë shkronjën “Z” në mjetet luftarake në Ukrainë dhe çfarë do të thotë?
Lexo po ashtu Pse Rusia përdorë shkronjën “Z” në mjetet luftarake në Ukrainë dhe çfarë do të thotë?

Derisa intriga rreth tyre rritej, Ministria ruse e Mbrojtjes shfrytëzoi rastin për të pohuar se simbolet kanë një kuptim tjetër. Ata filluan të publikonin “meme” që përfshinin germën “Z” dhe “V” në slogane propagandistike. Këto shkronja nuk shfaqen në alfabetin cirilik të gjuhës ruse, kështu që disa nga “memet” i latinizojnë ato: më të zakonshmet janë ato që fillojnë me fjalën “për” – shkruar “Зa” në rusisht, por latinizohet në “Za”.

Një mënyrë tjetër se si regjimi i Putinit e ka kthyer “Z”-në në një “meme” propagandistike ka qenë duke e lidhur atë me fitoren e sovjetëve ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Lufta e Madhe Patriotike” mban një prani të konsiderueshme në kulturën ruse – përvjetori i disfatës së Gjermanisë festohet çdo vit më 9 maj dhe imazhet e Luftës së Dytë Botërore janë të lidhura shumë me patriotizmin dhe krenarinë kombëtare ruse.

Tubim në mbështetje të agresionit rus, serbët vizatojnë shkronja "Z" në veturat e tyre
Lexo po ashtu Tubim në mbështetje të agresionit rus, serbët vizatojnë shkronja "Z" në veturat e tyre

“Memet” me “Z” që përfshijnë fotografi të vjetra të ushtarëve sovjetikë – dhe vijat e dallueshme portokalli-zi i Shiritit të Shën Gjergjit, një dekorim ushtarak rus – janë një përpjekje për të barazuar luftën aktuale në Ukrainë me Luftën e Dytë Botërore.

“Z” është përhapur edhe përtej Rusisë. Tani shihet në demonstratat pro-ruse në mbarë botën dhe është e ndaluar në shumë vende. Evolucioni i “Z”-së nga shenjat taktike në makinat ushtarake në një simbol botëror pro-luftës, demonstron efektivitetin e strategjive propagandistike të regjimit të Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori