LAJMI I FUNDIT:

Si u pa në Shqipëri tensionimi i situatës në veri dhe vizita e Ramës në Kosovë? Analisti Egro jep këndvështrimin nga Tirana

Si u pa në Shqipëri tensionimi i situatës në veri dhe vizita e Ramës në Kosovë? Analisti Egro jep këndvështrimin nga Tirana

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit me targa për Serbinë është përcjellë me interesim të madh edhe në Shqipëri, ka deklaruar analisti politik, Franko Egro.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Franko Egro, në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për masën e reciprocitetit për targa, situatën e tensionuar në veri, vizitën e kryeministri Edi Rama në Kosovë dhe për tema tjera.


Egro deklaroi se për zhvillimet e fundit në Kosovë ka pasur interesim të madh në Shqipëri.

“Për hir të së vërtetës është pritur me shumë interes, në të njëjtën kohë është shoqëruar me shqetësim. Audienca në Shqipëri ka qenë shumë e vëmendshme si rrallë herë për sa i përket asaj se çka po ndodhë në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë. Duke qenë se ishte një ngjarje që ndodhi afro 10 ditë më parë ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve këtu. Mediat kanë bërë një punë cilësore dua ta theksoj se të gjitha televizionet autoritare, kombëtare në Shqipëri kanë gazetarët e tyre të akredituar në Kosovë dhe ata raportuan live nga pikat kufitare lidhur me problematikat që i shoqëruan”, tha ai.

Analisti tha se Qeveria e Shqipërisë ka mbështetur vendimin e Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targa për Serbinë.

“Sa i përket opinionit publik mua më vjen mirë dhe dua ta nënvizoj si mesazh, fakti që jemi një nuk është vetëm një fjali, nuk është vetëm një aksion por është një realitet dhe shqetësimi ka qenë i madh, dhe mbështetja që ka pasur nga opinioni publik në Shqipëri ndaj vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës të mbështetura nga opinioni publik në Kosovë dhe nga klasa politike në Kosovë ishte i plotë. Nga ana tjetër, unë dua të theksoj se edhe zhvillimet politike në Kosovë rreth kësaj ngjarje kanë ngjallur interes të konsiderueshëm dhe janë ndjekur me vëmendje të gjitha deklaratat për Kosovën në Serbi nga presidenti, nga ministri i Brendshëm, nga ministri i Mbrojtjes, është pasqyruar dhe ka pasur më të vërtetë reagim të tensionuar nga fakti që ambasadori rus në Beograd ka qenë në shoqërimin e drejtuesve të politikës serbe gjatë vizitës që ai bëri në vendet ku ishin instaluar ushtria serbe, por edhe protestuesit serb. Pra, ka pasur një kohezion të brendshëm mes opinionit publik në Kosovë dhe atij në Shqipëri.

Sa i përket klasës politike shqiptare dhe ajo reagoi në bllok, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të drejtën e saj legjitime për të vendosur reciprocitet në tarifa dhe është nënvizuar ky mesazh që në momente të vështira ka një kohezion të plotë”, shtoi ai.

Franko Egro gjatë intervistë për “Përballje”

Më tej, analisti tha se të gjitha institucionet në Shqipëri kanë qenë të qëndrimit se Kosova ka pasur të drejtë, sa i përket masës së reciprocitetit për targa.

“Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë në raport me atë se çka ndodhi kjo startoi më një postim në Twitter të kryeministrit Rama, kur ai ishte në organizatën e Kombeve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, dhe ajo ishte që në fjalinë e parë një mbështetje totale, ndaj vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e targave të përkohshme, më pas kryeministri Rama, por edhe Qeveria e Shqipërisë, Ministria e Jashtme dhe institucionet tjera e mbështetën këtë vendim të kryeministrit.

Është e qartë se nga ana teknike, nga ana administrative Qeveria e Kosovës ishte në të drejtën e saj legjitime që pas skadimit të mandatit të përkohshëm deri më 15 shtator, ajo kishte të drejtë legjitime që të vendos reciprocitet sa i përket targave. Pra, teknikisht opinioni publik në Shqipëri ishte mjaft i qartë se Kosova ishte në të drejtën e saj legjitime edhe në intervistat që unë kam ndjekur në mediat e Kosovës, qoftë në mediat e Shqipërisë, të cilat harruan për një moment përplasjen Rama-Basha-Berisha dhe u fokusuan tërësisht në zhvillimet diplomatike në Kosovë”, shtoi ai.

Gjatë intervistës, Egro tha se i vjen keq që në Kosovë forcat politike nuk kanë kohezion të brendshëm.

“Më vjen keq që forcave politike në Kosovë u mungon kohezioni i brendshëm në momente përcaktuese sa i përket marrjes së vendimeve që kanë impakt në realitetin tashëm”, potencoi ai.

Gjithashtu, Egro deklaroi se i ka ardhur keq që kryeministri Rama dhe kryeministri Kurti nuk kanë pasur komunikim më herët, duke shtuar se ka qenë i bindur se akujt mes tyre do të shkrihen.

“Kam ndjerë shumë shqetësim që kryeministri Rama dhe kryeministri Kurti për një kohë të gjatë nuk kanë komunikuar me njëri tjetrin, madje kanë shkëmbyer edhe batuta të hidhura në distancë më njëri –tjetrin, duke bërë ironi duke kundërshtuar njëri tjetrin. Por unë e prisja një shkrirje të akujve, pasi populli i Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë të shkrirë natyrshëm njëri më tjetrin. Kjo shkrirje e natyrshme nuk mund të rrinte pa ushtruar presion ndaj klasës politike”, theksoi ai.

Egro potencoi se situata në veri mund të kthehet në normalitet, po që e sheh të vështirë mundësinë e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori