LAJMI I FUNDIT:

Si t’u pëlqeni të tjerëve pa folur një fjalë të vetme

Si t’u pëlqeni të tjerëve pa folur një fjalë të vetme

Të bëheni të pëlqyeshëm është më e lehtë se ç’mund të mendoni

Janë kryer shumë hulumtime për trajtat dhe sjelljet të cilat i bëjnë njerëzit të pëlqyeshëm – e të cilat nuk kanë të bëjnë fare me atë çfarë ata thonë.


Flisni me ton më të lartë

Më pak rëndësi ka ajo çfarë thoni sesa mënyra si e thoni. Një raport i publikuar në ‘PLoS ONE’ ka zbuluar se meshkujt dhe gratë të cilët flasin me ton më të lart perceptohen si më të pëlqyeshëm dhe më të besueshëm, transmeton Telegrafi.

Vishuni mirë

Një studim i publikuar në ‘European Journal of Personality’ ka zbuluar se ekstrovertët dhe personat e përqendruar pas vetës perceptohen si më të pëlqyeshëm.

Sipas eksperimenteve të ndryshme, arsyeja se përse ekstrovertët dhe personat e përqendruar pas vetes konsiderohen si më të pëlqyeshëm është sepse ata dinë si të vishen dhe kujdesen për pamjen fizike.

Mbani pamje energjike dhe me plot vetëbesim

I njëjti studim i lartcekur ka zbuluar se pëlqyeshmëria gjithashtu varet edhe nga shpejtësia dhe energjia e lëvizjeve trupore, dhe nga vetëbesimi me të cilin bëhen ato lëvizje.

Buzëqeshni

Hulumtime të ndryshme sugjerojnë se buzëqeshja e herëpashershme gjatë bisedës i rritë shanset që t’i pëlqeni një personi.

Gjithashtu, një tjetër studim sugjeron se nëse buzëqeshni kur takoheni për herë të parë me dikë, kjo do t’u ndihmojë atyre t’ju mbajnë në mend përgjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori