LAJMI I FUNDIT:

Si t’ja bësh të sigurt iPad-in fëmijës

Si t’ja bësh të sigurt iPad-in fëmijës

Nëse fëmijët tuaj përdorin një iPad, është e rëndësishme të ndërmerrni hapa mbrojtës për ta kthyer në një tablet miqësor për ta, mundësisht edhe përgjatë viteve të adoleshencës

Një aspekt shumë i rëndësishëm për sigurinë e fëmijëve gjatë përdorimit të iPad-it është të ndërmerrni ju masat dhe kufizimet e duhura që fëmija të jetë i mbrojtur dhe llogaria juaj bankare gjithashtu.


Fatmirësisht, nëse keni informacionin e duhur, Apple jua mundëson që iPad-i i fëmijëve të jetë miqësor dhe i shëndetshëm duke ndjekur udhëzimet më poshtë.

1. Aktivizo opsionin e kufizimeve në iPad

Hapi i parë për një përdorim të sigurtë, është të aktivizoni opsionin e kufizimeve. Ky ospion limiton numrin e aplikacioneve që janë të lejuara për t’u përdorur. Për të aktivizuar këtë opsion duhet të shkoni tek Settings dhe të zgjidhni Screen Time.

#1.

Shkoni tek Settings

#2.

Selektoni “Screen Time”

#3.

Më pas klikoni mbi opsionin “Use Screen Time Passcode”

#4.

Krijoni një password për të mbrojtur kufizimet që do të bëni dhe në të njëjtën kohë të ndaloni fëmijën tuaj të bëjë ndryshime. Pasi të vendosni këtë kod do të mund të bëni ndryshime në të ardhmen. Kodi duhet të jetë i ndryshëm nga ai që keni vendosur për të hapur iPad-in.

#5.

Po në opsionin Screen Time, klikoni Content & Privacy Restrictions.

#6.

Aktivizoni në opsionin anash tij në ngjyrë jeshile.

#7.

Selektoni iTunes & App Store Purchases, Allowed Apps, Content Restrictions, Privacy, dhe Allowed Changes sections për të bërë ndryshime.

Pasi të keni klikuar mbi opsionin e parë iTunes & App Store Purchases do të vendosni nëse lejoni apo jo opsionet më poshtë:

– Instalimin e aplikacioneve
– Fshirjen e tyre
– Blerje aplikacionesh

Për fëmijët e vegjël opsioni “Don’t Allow” është zgjedhja më e zgjuar për të qenë sa më të sigurtë.

Ndërkohë që jeni ende këtu, selektoni opsionin e vendosjes së një passëord-i për të bërë blerje aplikacionesh. Sërish, zgjedhja më e mirë për është “Always Require” në mënyrë që fëmijët të mos munden të bëjnë asnjë veprim pa dijeninë tuaj.

In-App Purchases

Gjatë këtij hapi, shumë prindër harrojnë të klikojnë opsionin (off) tek In-App Purchases dhe kjo mund të ndikojë në portofolin tuaj. Zakonisht ky opsion gjendet në aplikacione që janë falas, gjë që e bën më të thjeshtë për fëmijën tuaj të shkarkojë një aplikacion me para brenda aplikacionit, duke shtuar kështu shpenzimet tuaja.

Prandaj është e rëndësishme për prindërit të sigurohen që ky opsion të jetë off ndërkohë që të vegjëlit përdorin iPad-in. Duke bërë këtë, opsioni për të blerë lojëra apo programe të tjerë është i pamundur. Shmangni surprizat në kartat bankare.

Installing and Deleting Apps

Nuk ka pse t’i duhet një fëmije 2-vjeç të mësojë të përdore iPad-in dhe as se si të shkarkojë programe nga App Store.

Si parazgjedhje, App Store do të kërkojë një fjalëkalim edhe për një lojë ose aplikacion falas, por nëse keni shtypur së fundmi fjalëkalimin tuaj, ka një periudhë “lejeje” kur aplikacionet mund të shkarkohen pa u verifikuar.

Nëse iPad-i përdoret veçanërisht nga fëmijë shumë të vegjël, bëni mirë ta mbyllni (zgjidhni opsionin off) App Store. Do të jeni të qetë duke ditur që fëmija juaj nuk shkarkon çfarëdolloj programi. Nëse vendosni ta mbyllni App Store, duhet gjithashtu të klikoni opsionin off mbi opsionin e fshirjes së një programi të caktuar. Kujtoni që nëse duhet ndërhyrja juaj për të shkarkuar një program të caktuar, kur fëmijët mund të fshinë padashje një lojë, do të jeni ju ata që zgjidhni për t’ja shkarkuar sërish ose jo programin e fshire.

Allowed Apps

Shumë programe të iPad-it, përfshi këtu email-in, FaceTime, kamerën apo Safarin gjenden në sektorin e “On the Content & Privacy Restrictions”. Aty duhet të klikoni opsionin Allowed Apps.

Zgjidhni cilat programe do të lejoni duke klikuar On/gjelbër dhe Off/E bardhë.

Content Restrictions

Ky opsion është një mrekulli për të personalizuar përmbajtjen e asaj çfarë fëmija juaj sheh/bën gjatë kohës që qëndron në iPad.

Nëse për një fëmijë 2-vjeç e keni më të thjeshtë duke i kufizuar App Store-in, për një adoleshent është ndryshe, sepse do të doni (dhe do t’ju kërkojë) t’i jepni më shumë akses. Ndoshta doni që ai të dëgjojë muzikë, por doni ta mbani larg nga përmbajtjet eksplicite që s’janë për moshën e tij. Këtë dhe shumë opsione të tjera mund t’i bëni duke klikuar mbi Content Restrictions. Madje, do t’ju jepet mundësi për ta kufizuar/përshtatur përmbajtjen në bazë të moshës. Kategoritë që do t’ju shfaqen janë 4+, 9+, 12+ dhe 17+. E vendosni ju çfarë zgjidhni t’i kufizoni.

Për të mundësuar një ose të gjitha këto kuzime në bazë të moshës në iPad, klikoni: Content Restrictions tek Content & Privacy Restrictions dhe pastaj selektoni kategorinë që do t’i lejoni ose jo të përdorin.

Kufizoni kërkimin në Safari

Apple ka përfshirë një opsion që ju lejon të keni kontroll të plotë mbi atë ç’ka fëmija juaj sheh në internet. Për ta bërë këtë, klikoni tek Settings-Screen Time- Content & Privacy Restrictions-Content Restrictions Web Content.

iPad-i mund të lejojë të shfaqen të gjitha faqet e internetit, por mund ta kufizoni ju përmbajtjen duke zgjedhur faqe specifike si përshembull: Disney, PBS Kids, Time for Kids, etj.

Privatësia

Ky opsion gjendet tek Content & Privacy Restrictions dhe përmes tij ju vendosni nëse fëmija do të ketë akses ose jo për opsionet: Location Services, Contacts, Calendars, Share My Location. Duke klikuar mbi secilën prej tyre vendosni ju nëse i lejoni ndryshimet apo jo.

Allowed Changes

Në këtë sektor, opsioni më i mirë që mund të zgjidhni është “Don’t Allow” pasi vetëm kështu të vegjëlit nuk do të mund të bëjnë ndryshime në fjalëkalime, në llogari apo në gjërat që shohin.

Pasi t’i keni bërë të gjitha këto dhe të jeni siguruar që tableti në dorën e fëmijëve tuaj s’paraqet rrezik dhe është miqësor, mund të shkarkoni programet që përshtaten për ta. Si ta bëni këtë me gjithë kufizimet që bëtë më lart?

Vendosni password-in dhe përkohësisht bëni “On” opsionin Installing Apps in the iTunes & App Store Purchases. Pasi të jetë shkarkuar programi që zgjodhet, bëjini Off sërish Installing Apps .

Burimi: Lifewire, Anabel

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori