LAJMI I FUNDIT:

Si t’i njihni gjenialët e vegjël

Si t’i njihni gjenialët e vegjël

Kur fëmija bën shumë pyetje dhe nënpyetje dhe analizon aktivisht botën përreth vetes, do të thotë që ua kalon moshatarëve të tyre

Fëmija i cili dëshiron të flasë shumë, madje me të rriturit, është jashtëzakonisht i pjekur dhe i mençur, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë shumë mënyra që të zbuloni a është fëmija juaj inteligjent mbi mesataren. Ja disa shembuj të cilët do t’ju bindin për këtë.

Vogëlushët mesatarisht mësojnë të lexojnë në moshën gjashtëvjeçare, ndërsa fëmijët e talentuar fillojnë të interesohen për librat shumë më herët. Vetvetiu më herët fillojnë edhe të lexojnë, përafërsisht që na mosha katërvjeçare.

Forca e pabesueshme e kujtesës është gjithashtu tregues që fëmija ka nivel të lartë inteligjence. Fjala vjen, kur prindërve ua tregon ngjarjen e cila ka ndodhur para disa javësh apo muajsh.

Për inteligjencën mbi mesatare ka të bëjë edhe kureshtja. Kur fëmija bën shumë pyetje dhe nënpyetje dhe aktivisht analizon botën përreth vetes, do të thotë që është më inteligjent se moshatarët.

Fëmija i cili dëshiron të flasë shumë, madje me të rriturit, është jashtëzakonisht i pjekur dhe i mençur. Vogëlushët e tillë shumë herët fillojnë të shfaqin mendimet dhe ndjenjat, madje nëpërmjet fjalive komplekse.

Karakteristikë e nivelit të lartë të inteligjencës është edhe humori, prandaj mos u befasoni nëse fëmija vazhdimisht përpiqet t’ju bëjë të qeshni, duke shpikur shaka të ndryshme.

Vogëlushët të cilët kanë prirje për muzikë, këndim apo ndonjë instrument të caktuar kryesisht janë më inteligjentë se moshatarët e tyre.

Gjithashtu, gjenialët e vegjël vendosin standarde të larta në çdo gjë që bëjnë. Nëse dëshirojnë të mësojnë diçka, nuk do të heqin dorë derisa ta zotërojnë në mënyrë shembullore. /Telegrafi/