Si t’i ngrini dredhëzat e freskëta – truk i pabesueshëm i amvisave me përvojë!
Nëse i ngrini kështu, do të ruajnë shijen si kur sapo i keni vjelë.
Ekspertët e kuzhinës këshillojnë se si t’i ngrini dredhëzat në mënyrë që ato ta ruajnë shijen pa marrë parasysh kohën se kur do t’i konsumoni.
Rruga, të cilën dredhëzat e kalojnë nga vendi ku janë vjelë deri në dyqanet ku shiten, është rrugë e vështirë me përfundim të ëmbël. Mirëpo ndonjëherë ne blejmë më shumë dredhëza se sa mund t’i hamë, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk dëshironi t’i bëni vetes mjaft punë me përgatitjen e xhemit, po ju japim zgjidhjen e thjeshtë: Ngrini.
Kur i ngrini ashtu siç duhet, ato do të ruajnë të gjithë përbërësit ushqyes dhe cilësinë, por do të mbeten shija e tyre dhe vlerat nutritive.
Mbani në mend që ato ndryshojnë ngjyrën, dredhëzat bëhen më të errëta, tekstura e tyre bëhet shumë më e butë, kështu që nuk duhet që dredhëzat të cilat janë të ngrira pastaj të shkrira të kenë të duken njësoj si kur kanë qenë të freskëta.
Megjithatë, mos u brengosni, ekzistojnë shumë receta, me të cilat ato mund të jenë të përdorshme në mënyrë të shkëlqyeshme.
Veprimi 1: Përgatitni dredhëzat. Zgjidhni dredhëzat të cilat kanë ngjyrë të kuqe në të errët, të forta dhe plotësisht të pjekura. Lani dhe thani me kujdes dredhëzat, ndani kërcejtë. Dredhëzat e thata vendosni në një letër të veçantë.
Vërejtje: Mos i mbani gjatë dredhëzat në ujë, sepse ato mund t’i humbin përbërësit ushqyes dhe shijen.
Veprimi 2: Dredhëzat mund t’i ngrini të plota, të përgjysmuara apo të shtypura. Dredhëzat të cilat nuk janë të ëmbla, më parë ngrini në letër të ndarë, në tepsi për pjekje. Kur bëhen të ngrira ndani secilën dredhëz veç e veç dhe paketoni në qese të vogla të frigoriferit me ngrirje të thellë.
Provoni t’i lini sa më shumë ajër në qese, në mënyrë që dredhëzat të mos ngjiten njëra me tjetrën. Për të qenë dredhëzat të ëmbla, frutat ndani apo pritni në një enë.
Qitni secilës nga një grusht bathëza me gjysmë filxhani sheqer, pastaj përzieni që sheqeri të shkrihet. Lehtë rrafshoni dhe futni në frigorifer. Kjo do të ishte e gjitha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi