LAJMI I FUNDIT:

Si t’i mbijetoni një burri Akrep!

Si t’i mbijetoni një burri Akrep!

Fillimisht, kujtoni se nga data 23 tetor e deri në 21 nëntor ai mund të ketë ditëlindjen, ndërsa më poshtë do të gjeni se çfarë duhet të keni parasysh nëse ai që po dilni/apo partneri juaj i ri i përket kësaj shenje

Ditëlindja: 23 tetor- 21 nëntor
Elementi: Shenjë uji
Fjalët kyçe: Tension, pasion, emocione, enigmatikë, seksual

Burra të famshëm të kësaj shenje: Frank Ocean, Mark Ruffalo, Jimmy Kimmel, Adam Driver, Leonardo DiCaprio, etj.

Kombinimi më i mirë: Shenja që kombinohet në mënyrë perfekte me Akrepin është Gaforrja. Ka një përputhje që vjen kaq natyrshëm mes këtyre shenjave, pasi të dy janë të dhënë pas besimit dhe intimitetit. Virgjëresha është gjithashtu një mundësi e mirë për burrat Akrep, pasi askush s’mund të dedikohet më mirë se ato në një lidhje.

Akrepi është një paradoks në vetvete. Burrat e kësaj shenje janë të dedikuar, besnikë dhe të fokusuar tek gjërat e tyre, por nga ana tjetër si shenjë uji ai është emocionalisht shumë fluid dhe pasionant. Ka shumë mister brenda tij dhe është një nga shenjat më i dhënë pas intimitetit nga i gjithë zodiaku. I përket grupit të djemve “o të gjitha, o asgjë!”

Për mashkulin Akrep, tabutë nuk ekzistojnë dhe pavarësisht sa i ftohtë duket në sipërfaqe është shumë shpirtëror. Ta njohësh, është një eksperiencë më vete dhe nëse lidhja juaj shkon një hap më tej, do të kënaqeni në çdo gjë që bëni bashkë. Me Akrepin nuk është thjesht një puthje apo një përqafim, është e gjitha një përfshirje totale.

Kur vjen puna tek zyrtarizimi i gjërave është serioz. Ai ka frikë nga gjykimi i të tjerëve dhe kjo vjen si pasojë e mendimeve të errëta që qarkullojnë në mendjen e tij. Por mos harroni, me një Akrep gjërat bëhen serioze nëse ju jeni mjaftueshëm pozitivë për ta njohur vërtetë atë.

Është e rrallë të gjesh dikë kaq protektiv, pasionant dhe besnik në një lidhje sa Akrepi. Pavarësisht reputacionit të keq që ka për dramat emocionale, pasioni dhe dashuria që do ju jap është mbi gjithçka. Kush është lidhur me një Akrep dhe e ka harruar?

Burimi: Cosmopolitan, Anabel

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori