LAJMI I FUNDIT:

Si t’i mbijetoni lidhjes në distancë?

Si t’i mbijetoni lidhjes në distancë?

Shpesh ndodh që dy të dashuruar jetojnë larg nga njëri-tjetri, qoftë për shkak të shpërnguljes së njërit, qoftë për arsye të tjera. Si ta mbani një lidhje të tillë? Ja disa këshilla...

Merruni me aktivitet
Ju mund të jeni shumë e zënë me punë derisa ai, në pjesën tjetër të botës është duke u argëtuar. Mundohuni të jeni e zënë, në mënyrë që të mos e ndieni shumë mungesën e tij dhe të përqendroheni në gjëra tjera.

Takime të rregullta në “skype”
Nëpërmjet teknologjisë së fundit, ju mund të qëndroni në kontakt shumë më lehtë se që kanë mundur prindërit tanë.’ Nëse e bëni një orar se kur mund të takoheni të dy në internet, ju mund ta mbani të freskët dhe të gjallë lidhjen tuaj.


Biseda
Preferohet që të mos harxhoni shumë kohë duke biseduar, mund të shkoni deri në një apo dy orë, por jo më shumë. Në këtë mënyrë do të keni çfarë të flisni edhe në takimin e radhës, ‘digjital’.

Dërgimi i mesazheve
Mund ta zgjidhni një alternativë pa pagesë, në mënyrë që të mos bëni shumë shpenzime si ‘Whatsapp’, në mënyrë që të mbeteni në kontakt gjatë tërë kohës. Mund te dërgoni edhe fotografi dhe video.

Këmbëngulja është çelësi
Mbi të gjitha, çelësi i funksionimit të kësaj marrëdhënieje është këmbëngulja dhe përkushtimi. Nëse ju e dini që do ta shihni atë brenda tetë javëve, mundohuni të keni durim, në mënyrë që të kalojnë ato edhe më shpejt dhe të jeni bashkë përsëri.

/Telegrafi/