LAJMI I FUNDIT:

Si t’i lyeni thonjtë?

Si t’i lyeni thonjtë?

Përveç çantës, këpucëve, stolive dhe rripave, mos harroni edhe një aksesor të rëndësishëm: thonjtë. Zbuloni se çfarë ngjyre dhe çfarë manikyri do të jenë në trend.

E errët dhe misterioze
Trendi kryesor për këtë sezon do të jenë ngjyra e errët, femërore – të errëta rozë dhe të kuqe. Theksimi bëhet me nuanca të thella, të errëta dhe me shkëlqim diskret. Këto nuanca janë seksi dhe tipike femërore, të erëzuara me intriga me diçka të ndaluar. Për një dukje të tillë, nuancat më të errëta t’i mbani në thonj me gjatësi të shkurtër.

“Ombre” (përzierja e ngjyrës nga nuanca e errët në një nuancë më të ndritshme)
Trendi i përzierjes së një ngjyre nga ajo e errët në një nuancë më të ndritshme tash e disa sezone po sillet nëpër pistat e modës dhe nëpër rrugët e qytetit (këtë sezon jo vetëm në thonj, por gjithashtu edhe në flokë, buzë, sy…). Zgjidhni llakun tuaj të preferuar për thonj, gjeni dy me ngjyrë të ngjashme, por në nuanca më të ndritshme dhe jeni të gatshme.

Të gjitha llojet e manikyrit francez
Manikyri francez në disa sezone të kaluara ka përjetuar disa variacione, përderisa gjatë kësaj vjeshte gjithçka është e pranishme. Nga trendët më popullorë është kombinimi i ngjyrës diskrete të thoit si dhe ngjyra e ndezur e majës së thoit. /Telegrafi/